Ka nisur zyrtarisht procesi i Vettingut për 775 gjyqtarë dhe prokurorë. Punonjësit e institucioneve të drejtësisë do të verifikohen nëse kanë bërë deklarime të sakta të pronave të regjistruara dhe parave që kanë në bankë.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka çuar 2 shkresa në zyrën qendrore të hipotekave, ku kërkon verifikimin për dy kategori: 13 anëtarët e Këshillin e Lartë të Prokurorëve dhe Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve si dhe 775 gjyqtarët e prokurorët të punësuar në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë.
Ndërkohë ILDKPI kërkon që të nisë menjëherë Vettingu për anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së, pasi puna për ta fillon në shtator.
Pas tyre, radha e verifikimeve do të jetë për magjistratët e tjerë. Kërkesa e firmosur nga kryeregjistruesi për anëtarët e këtyre organeve mban datën 30 qershor, ndërsa kërkon të dhëna për pasuritë që kanë krijuar deri në 16 janar 2017-të, kohë kur ka përfunduar edhe afati për dorëzimin e formularit të Vettingut.
Ndërkohë përveç regjistrimit të pronave në emër të tyre dhe pjesëtërve të familjes, ILDKPKI kërkon informacion edhe nëse ka patur shitje apo ndryshime të pronësisë gjatë kohës kur kanë dorëzuar të dhënat.
Së fundmi, në urdhrin që kryeregjistruesi i ka dërguar administratës së hipotekës, kërkohen që të gjithë të dhënat të dokumentohen brenda 5 ditëve. Në të kundërt, ILDKP paralajmëron masa të rrepta administrative.
(S.SH/Shuplaka)
Tashme dita erdhi. Do te filloj te zbatohet vettingu. Reforma me e madhe kombetare qe na con drejt BE
Sigurisht qe do filloi vetingu kemi besim te plote tek z.xhafaj dhe qeveria Rama
Shyqyr erdh dita qe dhe sistemi jon i drejtesise te shohi dite te bardha
Sistemi i gjyqtareve dhe prokuroreve te korruptuar do te marre fund, le te filloj nje ere e re per drejtesine ton.
Puna e madhe ne 2 vite e gjysem per vetingun do te japi rezultat te mirfillt dhe konkret
Vettingu do te zbatohet presje per pik.
Po ca vettingu thon kto. Te gjihe partit njesoj jane asgje sdo bejne per kte vend
Jemi shume mirenjohes atyre qe e paten guximin dhe vendosmerin qe punuan per reformen me te shumepritur dhe te sulmuar ne vend. Vettingu po fillon dhe askush nuk mund ti shpetoj tani.
Ore shyqyr, se na plasen kta te korruptuarit ketu. Me ne fund.
Vettingu po zbatohet. Shqiperia po merr formen qe meriton. Formen e shtetit dhe funskionimit te tij