Dy bomba janë gjetur në zyrën e ish-presidentit Barack Obama dhe Hillary Klinton në NewYork. Siç shkruajnë mediat amerikane mëngjesin e së mërkurës bomba është gjetur nga një teknik që kontrollon kutinë postare.
Policia federale dhe Shërbimi Sekret po hetojnë pakon e dyshimtë të gjetur. Mendohet se bomba të jetë pregatitur nga i njëjti person që ka bërë atë të miliarderit George Soros.
Kujtojmë se të hënën një pako e dyshimtë është gjetur nga një punonjës i George Soros në New York.
Pajisja shpërthyese u zbulua në kutinë postare, i cili alarmoi autoritetet, para se ta zhvendoste atë në një zonë të pyllëzuar . George Soros nuk ishte në banesë gjatë kohës që ndodhi incidenti.
(J.D/Faxweb.al)