Rreth dy ton marijuanë janë zbuluar në një gomone e cila lundronte në brigjet shqiptare të detit Jon. Operacioni anti-drogë u zhvillua si një bashkëpunim mes policisë greke, italiane dhe shqiptare.
Kanë qenë forcat greke ata që e pikasën të parët gomonen, por kur drejtuesit e saj kanë kuptuar se po ndiqeshin, janë futur në brigjet shqiptare. Sipas raportimeve, në gomone ndodheshin tre persona, të cilët arritën të arratiseshin sapo zbarkuan në tokë.
Policia greke arriti të sekuestrojë rreth 110 pako me marijuanë, ndërsa ajo italiane rreth 12 pako, sasia e të cilave mendohet të shkojë në rreth dy tonë. Ndërkohë operacioni vazhdon ende. (D.D/Shuplaka)