Sot më 28 nëntor në kuadër edhe të ditës së pavarësisë së Shqipërisë, historiani Arben Llalla nëpërmjet publikimit të dy fotove ka dashur të evidentojë elementin me të cilin shqiptarët identifikohen më së miri, ai është pikërisht Plisi i bardhë. Llalla na sjell foto të shqiptarëve në Kretë të Greqisë, duke veçuar shqiptarët e çamërisë si më specifikët që e mbajnë këtë element. Postimi plotë i publikuar: ‘’Shqiptarët janë të vetmi që njihen se mbajnë Plisin e bardhë në kokë. Në këto dy foto kemi njerëz me Plisin e bardhë që e mbajnë shqiptarët nga Çamëria. Foto i përkasin viteve 1890-1904, në Kretë të Greqisë që atë periudhë i përkiste francezëve.