Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe njoftimin duke zbuluar emrat e anëtarëve të Akademisë Politike dhe njëkohësisht të grupit të tij të punës, ku ndër emrat e përmendur ka edhe kritikë të tij.
Vendimi i tij suprizë konfirmon Ditmir Bushatin si pjesë të grupit të tij të punës edhe pse në të shkuarën ky i fundit është shfaqur si kritik i qeverisë në fusha të ndryshme.
“I dashur anëtar dhe anëtare e kësaj asambleje, i kam falenderuar ministrat dhe deputetët më herët, dua tiu falenderoj të gjithëve ju për kontributin tuaj. Që makineria jonë të jetë e fuqishme, për zgjedhjet vendore të 2023 dhe të 2025, fitoret tona e kanë mbështetjen te gadishmëria jonë për tu zgjuar më herët se të gjithë të tjerët, dhe të bjemë në gjumë më vonë se të gjithë të tjerët. Fitoret tona zgjedhore projektohen sapo fitojmë të radhës, do ndryshojmë komplet sekretariatin e partisë, ku propozoj ti quaj kryetar partie të qarkut.
Sot asambleja do të zgjedhë sekretariatin ekzekutiv, që do të ketë misionin më kompleks, që do të merret për jetën aktive mes dy zgjedhjeve, në grupin e punës për akademinë politike bashkë me mua do të jenë: profesor Pëllumbi, Ethem Ruka, Lindita Nikolla, Arbër Mazniku, Ditmir Bushati, në krye të punës do të jetë Damian Gjiknuri”.