Janë zbardhur emrat e 5 deputetëve që do të jenë pjesë e Komisionit Hetimor që do të ngrihet në Kuvend për shkarkimin e presidentit Meta. Faxweb.al mëson se emrat e deputetëve të propozuar nga Rama dhe të miratuar në mbledhjen e grupit janë:
Ulsi Manja kryetar komisioni dhe anëtarët: Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni. Në Komision pritet që të ketë dhe 4 vende të lira, që do të zihen nga ana e deputetëve të opozitës së re.
Pak ditë më parë opozita e re kërkoi kohë që të plotësonte vendet në Komisionin Hetimor, duke thënë se nuk donte të bëhej pjesë e një përplasje personale mes Ramës dhe Metës, ndërkohë që mbetet për t’u parë qëndrimi që do të mbajë sot.
Komisioni hetimor do të evidentojë shkeljet e presidentit Meta, në rastin e dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, dhe më pas raporti do t’I kalojë Kuvendit.
Në rast se shkeljet konsiderohen të rënda, atëherë mazhorancës do t’i duhen 94 vota për shkarkimin e Metës, çështje e cila do të kalojë më tej në Gjykatën Kushtetuese, e cila mbetet ende jashtë funksionit.
Përmes një tjetër qëndrimi të bërë publik sot, presidenti Meta theksoi se shtryrja e zgjedhjeve ishte kushtetuese, dhe dekreti i tij mbetet ende në fuqi, sa kohë që nuk ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që të vendosë për të kundërtën.
(lexo ketu te plote arsyetimin ligjor te presidentit)
(E.K/Faxweb.al)