Gjenerali kroat Tomo Medved i cili momentalisht shërben si zëvendëskryeministër në Qeverinë kroate dhe ministër i Veteranëve kroatë, ka njoftuar se janë gjetur eshtrat e të paktën 10 personave në Vukovar, e që dyshohet se datojnë nga lufta e fundit në Kroaci gjatë viteve të 90’ta.
Medved gjithashtu tha se deri tash është kontrolluar një e treta e terrenit dhe është kjo gjë është prioritet i Qeverisë së Kroacisë.
Tutje, Medved tha se si zëvendëskryeministër i qeverisë dhe ministër i veteranëve kroatë nuk do të ndalen kurrë derisa të zbardhet historia e vërtetë pas eshtrave të këtyre personave.
Vukovari është qytet kroat që gjendet shumë afër kufirit me Serbi në pjesën juglindore të Kroacisë.
“Ministri Medved: Në rrugën Paçetin-Bobota, në afërsi të Vukovarit, janë gjetur eshtrat e të paktën 10 personave, të cilët sipas të dhënave paraprake datojnë nga Lufta e Atdheut. Deri më tani është kontrolluar një e treta e terrenit dhe ky është prioriteti i Qeverisë Kroate dhe nuk do të ndalemi kurrë”, thotë Qeveria Kroate.
Ministar Medved: Uz cestu Pačetin-Bobota, u blizini Vukovara, pronađeni su posmrtni ostaci najmanje 10 osoba koji prema preliminarnim nalazima potječu iz Domovinskoga rata. Do sada je pregledana trećina terena, a ovo je prioritet #VladaRH i nikad nećemo stati. pic.twitter.com/zYQTP0ht1j
— Vlada Republike Hrvatske (@VladaRH) November 26, 2021