Policia e Lezhës ka zbuluar një rast të trafikimit të drogës, ndërsa ka vënë pas hekurave një 62-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim nipin e tij.
Sekuestrohen 1 armë zjarri, 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi, 5 radio marrëse-dhënëse dhe pajisje të ndryshme elektrike.
Vihet në pranga 62-vjeçari Ndue Gjini dhe shpallet në kërkim nipi i tij, Ardit Gjini, të cilët posedonin armët dhe po krijonin kushtet për mbjelljen e farave të cannabisit.
Njoftimi i policisë:
DVP Lezhë/Vijojnë me intensitet të lartë planet operacionale mbarëkombëtare “Territori i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”.
Sekuestrohen 1 armë zjarri, 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi, 5 radio marrëse-dhënëse dhe pajisje të ndryshme elektrike.
Vihet në pranga një 62-vjeçar dhe shpallet në kërkim nipi i tij, të cilët posedonin armët dhe po krijonin kushtet për mbjelljen e farave të cannabisit.
– u arrestua në flagrancë shtetasi N. Gj., 62 vjeç, dhe u shpall në kërkim nipi i tij, shtetasi A. Gj., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi dhe 5 radio marrëse-dhënëse, 1 mjet prerës (thikë), 2 celularë, 2500 metra kabllo elektrike dhe 34 automatë.