Demokratët e Qarkut të Korçës do të votojnë të mërkurën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Qarku i Korçës me 11 mandate, ka 39 nkandidatë potencialë për deputetë. Demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.
Dega Devoll/ 1. ARBEN KAMBO, 2. ARTUR AGOLLI, 3. BLEDJON NALLBATI, 4. HEKURAN HOXHALLI, 5. VALTER MIZA, 6. VOJSAVA BREGU
Dega Kolonjë/ 1.ARTUR NAZARKO, 2. FATMIR GUDA, 3. MARJETA HALILI, 4. SOELTO LARTI
Dega Korçë/ 1.ADRIAN MAHO, 2.ANDREA MANO, 3.DRITAN SHANO, 4.GJERGJI GJATA, 5.GJERGJI MERO, 6.KIÇO TANE, 7.KRISTI KOÇIBELLI, 8.LANDI GUSHI, 9.LEDINA ALIOLLI, 10. MATEO BALLI, 11.METIN VENXHA, 12.NIKOLLAQ DOKU, 13.SORINA KOTI, 14.SUELA MYRTOLLARI
Dega Maliq/ 1.ALFRED GEGA, 2.ELIDJON KOLLÇINAKU, 3. ERVIN SALIANJI, 4.MAGDALENA HOXHA, 5.XHEVDET BELISHTA
Dega Pogradec/ 1. ANILA HYSENBEGASI, 2. ARJAN MALCELLARI, 3. ARMANT ZERKA, 4. EDUART KAPRI, 5.ERALD KAPRI, 6.ERLIS ÇELA, 7. GENTI ÇELA, 8.KLEVIS BALLIU, 9. OLIGERT MUCOLLARI, 10.SELAUDIN JAKUPLLARI
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.
Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.
Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi në Qarkun e Kukësit dhe deri tani kanë votuar më shumë se gjysma e qarqeve, Dibër, Gjirokastër, Berat, Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.