Reali i Madridit dhe Inter i kanë acaruar së tepërmi marrëdhëniet mes tyre pas tentativës nga ana e zikaltërve për të rrëmbyer kroatin Modriç nga ‘Loës Blancos’.
Mirëpo spanjollët duket se nuk mund të padisin italianët në UEFA pasi lojtari i ka kontaktuar vetë ‘zikaltërit’.
Real Madridi e kishte raportuar Interin në FIFA për shkak se, sipas tyre, e kishin kontaktuar ilegalisht lojtarin e tyre.
Megjithatë, tani raportohet se kroati ka dëshmuar në FIFA kundër kësaj padie, duke thënë se kishte qenë ai që e kishte kontaktuar Interin përmes agjentit të tij, dhe jo anasjelltas.
Ai e kishte bërë një gjë të tillë sepse dëshironte të ribashkohej më bashkëkombësit e tij, Ivan Perisicin, Marcelo Brozovicin dhe Sime Vrsaljko në San Siro.
Ndërkohë mediat kanë shkruar këto ditë se është Reali i Madridit tani ai që do t’ja rrëmbejë Interit sulmuesin kryesorë Mauro Icardi. (B.H/Faxweb)