20:24 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kulturë

Zbulohen pseudonimet e 20 sigurimsave që përndoqën për 40 vjet Musine Kokalarin

22:42 | 26/02/2017
në Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohen pseudonimet e 20 sigurimsave që përndoqën për 40 vjet Musine Kokalarin

Tirane Korrik 1946.Gjyqi i Sami Qeribashit.Muzine Kokalari perpara trupit gjykues.Foto:Atsh

Musine Kokalari u përndoq për 40 vjet.  Por nga 10 shkurti, dosja e saj u hap me kërkesë të vetë familjes, për të hedhur dritë mbi ata që e survejuan dhe ata që e dënuan gjatë regjimit komunist.

Për mbi 20 vjet dosja e saj qëndronte në arkivin qendror të shtetit, mes mijëra dosjeve e miliona faqeve te shkruara për ata që u përndoqën dhe u dënuan gjatë regjimit komunist. Por në 10 shkurt, në 100 vjetorin e lindjes, dosja e Musine Kokalarit u hap e para, për të hedhur dritë mbi të shkuarën, për të mësuar emrat e atyre që e dënuan përjetë në vetmi, për ta zhytur në dhimbje e vuajtje, ata që për 38 vjet e përndoqën në çdo moment të jetës. Kjo është dosja e Musine Kokalarit, disidentes së burgosur e internuar nga diktatura. Historia rikthehet, këtë herë me kërkesë të vetë familjes, si e para dosje që hapet në sagën e mijëra të tjerave që për dekada u pluhurosën në arkivat e shtetit. Është dosje e vjetër, e paruajtur mirë, ka shkrime të saj, biografinë, shënime, raportime, relacione raporton Top Channel.

Detajet janë ato që e bëjnë atë të jashtëzakonshme, mbushur me foto e përshkrime të ditëve të saj, aktiviteti para dënimit nga gjykata, koha e burgut apo edhe ditët kur ajo u internua në Rrëshen, madje edhe shëtitjet që ajo bënte për orë të tëra e vetme në këmbë, ku shoqëri i bënte vetëm lapsi dhe letra. Shkruante kudo, edhe në copa fare të vogla letre, për të mos harruar në asnjë moment se ishte e vetme dhe këto copa letre do të mbeteshin kujtimi i saj i vetëm në botë. Mbi njërën prej tyre shkruante:“Njoha 16 vjet burg dhe 22 vjet internim me përplasje sa andej këtej”. “Ç´fat tragjik. Më doli edhe sëmundja kundër. Të paktën të kisha pak qetësi në vitet e fundit të jetës sime”.

Gjithë materiali është i ndarë në 2 dosje, në njërën përshkruhet i gjithë procesi gjyqësor ndaj Musine Kokalarit, dhe tjetra është kjo dosje, me etiketimin “Top Sekret”. Në të përshkruhet mënyra se si Musineja është përndjekur për gati 4 dekada nga ata që njihen si bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Dhe janë 20 të tillë qe kane pseudonime nga me te ndryshmet:

Pseudonimet e bashkëpunëtorëve

1.BAMJPJEKUR

2.SORKADHJA

3.LULE ZAMBAKUT

4.ÇAJUPI

5.REFERATI

6.NJË ZAMBUTKA

7.SHKËNDIJA

8.BRISKU

9.KALAJA

10.RRUFEJA

11.BESNIKU

12.PIKTORI

13.LISI

14.MEDIKAMENTI

15.MOTORRI

16.BESA

17.MUNELLA

18.MALI

19.APARATI

20.PLLUMBI

 

Etiketa: dosjet e komunizmitMusine Kokalari
Pas

Arrestohet në Zvicër ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur me origjinë shqiptare (FOTO)

Para

Gruevski: Mbështesim Zaevin nëse hiqet dorë nga ligji për shqipen dhe platformën nga Tirana

Para
Gruevski: Mbështesim Zaevin nëse hiqet dorë nga ligji për shqipen dhe platformën nga Tirana

Gruevski: Mbështesim Zaevin nëse hiqet dorë nga ligji për shqipen dhe platformën nga Tirana

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

Aksident me tre automjete në Fier/Tre të lënduar, një në spital

Maqedonia e Veriut/ Qeveria shpërndan 30 mln denarë për familjet e viktimave dhe trajtimin e të plagosurve nga zjarri në diskotekën e Koçanit

Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

Rrethi Çiklistik/ Një britanik fiton etapën e katërt, një holandez kryeson renditjen e përgjithshme

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësim për mbylljen e institucioneve në veri të Kosovës

Presidenti kolumbian akuza shqiptarit! Gustavo Petro denoncon klanin e drejtuar nga Dritan Gjika: Tentuan të më vrisnin, por nuk ia dolën

Kryeministri hungarez lavdëron Trump në konferencën ndërkombëtare të ekstremit të djathtë, Orban: I ka kthyer botës shpresën pë një jetë normale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.