00:07 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohen shkaqet që çuan në falimentim kompaninë “PLUS Comunication”

11:15 | 10/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohen shkaqet që çuan në falimentim kompaninë “PLUS Comunication”

Kompania e katërt e telefonisë celulare, një investim i sipërmarrësve shqiptarë, është tërhequr nga tregu, tetë vjet pasi kishte filluar aktivitetin. Arsyet që çuan në këtë vendimmarrje pas një beteje të humbur me autoritetet rregullatore dhe vendimmarrëse dhe si pritet të riformatohet sektori i telefonisë celulare.

Kur filluan aktivitetin, në qershor të vitit 2009, drejtuesit shqiptarë të Plus Communication e dinin që nuk do ta kishin të lehtë. Konkurrenca në tregun e telefonisë celulare ishte ashpërsuar pas hyrjes së operatorit të tretë, Eagle Mobile (sot Albtelecom) në 2008-n, duke lënë pak hapësirë për të katërtin. Kriza, nga ana e saj, po bënte të vetën, duke reduktuar fuqinë blerëse të konsumatorëve.

Por, tregu ishte sërish i uritur për një operator të ri, për shkak të tarifave të larta (ndër më të shtrenjtat në Europë) që vijonin të paguanin konsumatorët dhe fitimeve të mëdha të dy operatorëve kryesorë të tregut, Vodafone dhe Telecom Albania (ish AMC). Në vitin 2009, të dy operatorët së bashku deklaruan fitime prej rreth 170 milionë euro, nga 340 milionë euro të ardhura që realizoi gjithë tregu i telefonisë celulare atë vit (sipas të dhënave nga bilancet dhe AKEP). Pra gjysmat e shumës që shqiptarët shpenzonin për të folur në telefon shkonte si fitime për dy kompanitë me kapital të huaj, një pjesë e konsiderueshme e të cilave transferoheshin jashtë vendit.

Dhe hyrja e dy operatorëve të rinj në treg i dha shpejt efektet në përfitim të konsumatorëve. Tarifat u ulën me shpejtësi pas vitit 2010. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ecuria e tarifave me pakicë të tregut celular analizohet në dy drejtime kryesore: – Të ardhura mesatare për minutë/përdorues (ARPM/ARPU); – Tarifat nominale me pakicë të operatorëve. (Average Revenue Per User) dhe ARPM (Average revenue Per Minute) ku këta dy tregues deri në vitin 2015 kanë ardhur duke u ulur duke treguar përmirësim të eficencës së tregut, siç tregohet dhe nga grafiku i mëposhtëm. Të ardhurat mesatare për minutë/përdorues (ARPM) u ulën nga 6.49 lekë/minutë në vitin 2010 në 2.36 lekë për minutë në 2015-n, një reduktim prej tre herë. Konkurrenca e shtuar çoi në rënien e ndjeshme të fitimeve të dy operatorëve kryesorë, Vodafone dhe Telecom Albania, të cilët në vitin 2015 deklaruan së bashku 9 milionë euro fitime.

Ndërsa konsumatorët panë përfitime të shpejta nuk ndodhi e njëjta gjë me kompaninë. Që në fillimet e aktivitetit, Plus u përball me muret që krijuan operatorët e mëdhenj, që nisën të ofronin tarifa shumë të lira brenda rrjetit, duke “larguar” klientët nga të vegjlit. Burokracitë në marrjen e licencës 3G iu shtuan vonesave në ndërhyrjet e autoriteteve rregullatore për zgjidhjen e problemeve të krijuara nga pozita dominuese në treg e aktorëve të mëdhenj.

Një nga problemet për të cilat Plus është ankuar që prej vitit 2013 lidhet me ekzistencën e grupeve dhe “klubeve” brenda operatorëve të mëdhenj, e cila për rrjedhojë sillte diferenca të mëdha çmimesh në komunikimin drejt rrjeteve të tjera, duke krijuar mure mbyllëse për abonentët. Përmes mosndërhyrjes, autoritetet jo vetëm që kanë dëmtuar financiarisht Plus-in, por në këtë mënyrë kanë ndikuar direkt edhe në zbrazjen e xhepave të konsumatorëve shqiptarë, duke u ngarkuar atyre tarifa më të larta për nevojat e tyre për komunikim.

Plus është ankuar vazhdimisht se është diskriminuar e zvarritur në mënyrë sistematike tashmë për vite nga autoritetet, nëpërmjet mosrregullimit të tregut, duke përmendur me radhë çështjen e ndryshimit të tarifave brenda dhe jashtë rrjeteve, çështjen e asimetrisë të aplikuar ndryshe për operatorë të ndryshëm, sigurisht duke diskriminuar Plus-in, apo për çështjen jashtëzakonisht të zvarritur të dhënies së autorizimit për shërbimet 3G, duke kulmuar edhe me trajtimin haptazi me dy standarde të një çështjeje të ngjashme të sjellë në vëmendje të tij nga operatorët në treg, në lidhje me shfrytëzimin e frekuencave 3G dhe 4G.

Plus ishte i vetmi operator i katërt në Europë, që nuk iu dha “roaming kombëtar”, në periudhën në të cilën parashikohej ndërtimi i rrjetit të transmetimit, duke e diskriminuar kështu në një treg tashmë të saturuar në aspektin e penetrimit.
Përballë kësaj situate, kompania u vu në vështirësi dhe në vitin 2014 humbjet ishin 1.4 miliardë lekë, nga 1.8 miliardë lekë që ishte totali i të ardhurave, çka krijoi probleme dhe në shlyerjen e një kredie sindikatë, të marrë për zhvillimin e aktivitetit.

Në vitin 2015 dhe 2016, situata financiare e kompanisë u përmirësua. Në bilancin e 2016-s, Plus raportoi 3 miliardë lekë të ardhura dhe fitime prej 134 milionë lekësh, ndërsa arkëtoi dhe fitime të jashtëzakonshme prej rreth 1 miliard lekësh.
Humbjeve të aksionerëve të Plus iu shtua dhe ristrukturimi i kredisë prej 35 milionë eurosh. Ndryshe nga bizneset e tjera që vijojnë të jenë debitorë dhe huatë e tyre nuk kthehen, por vetëm sa janë fshirë nga bilancet e bankave, ristrukturimi i huasë u mundësua përmes hyrjeve nga aksionerët, të cilët morën përsipër pagimin e detyrimit, duke i bartur vetë humbjet.monitor

Pas

Dje i ekzekutuan babain me 16 plumba, sot Drejtoria e Burgjeve merr një vendim të rëndësishëm për Samuel Ndokën

Para

Rrëfehet Oriela Nebiaj, ish-zëdhënësja e PD: Kam qenë për një kohë të gjatë single, tani po vlerësoj kandidatët

Para
Rrëfehet Oriela Nebiaj, ish-zëdhënësja e PD: Kam qenë për një kohë të gjatë single, tani po vlerësoj kandidatët

Rrëfehet Oriela Nebiaj, ish-zëdhënësja e PD: Kam qenë për një kohë të gjatë single, tani po vlerësoj kandidatët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.