Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë, ku ka pasur diskutime lidhur me Kongresin që do të mbahet në 23 Mars në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Kongresi do të jenë i ndarë në tre sesione të ndryshmë, ndërsa fjalën kryesore do ta ketë kryesocialisti Edi Rama. Po ashtu në këtë Kongres do të shpallet lista e këshilltarëve bashkiakë vetëm për Tiranën, dhe do të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për Bashkitë.
Do të ketë fjalime nga disa ministra dhe kryetarë bashkish, si dhe të gjithë kryeministrave të PS sipas statutit.
Ftësë për kongresin ka edhe Fatos Nano, ndërsa nuk konfirmohet ende prezenca e tij në këtë Kongres.
Ky Kongres e gjen Partinë Socialiste në një situatë konfuze lidhur me zgjedhjet lokale që janë dekretuar që të mbahen në datën 30 Qershor, sa kohë që PD dhe LSI paralajmërojnë se nuk do të bëhen pjesë e tyre.
Vetë Rama është shprehur se zgjedhjet do të mbahen edhe pa PD-në dhe LSI-në, madje sipas tij Parria Socialiste nuk e ka aspak problem që ti fitojë të gjitha Bashkitë e vendit.
(E.K/FAXWEB.AL)