Mendonit se nuk mund të merrnit më shumë vlera ushqyese nga fruti i bananes? Epo sipas një studimi të ri shkencor, lëvorja e bananes është e pasur me fibra, vitaminë C dhe B, kalium dhe magnez, lutein , shkruan “Express.hr”.
Ekspertët thonë se ka aplikime të shumta, ndërsa disa prej këtyre truqeve praktikohen nga njerëzit në mbarë botën.
- Zbut djegien dhe vepron si një analgjetik Lëvorja e bananes është përdorur tradicionalisht si ndihmë në shërimin e plagëve, veçanërisht plagët nga djegiet. E gjitha që ju duhet është bëni është të fërkoni vendin e djegur ose që ndjeni dhimbje, me pjesën e brendshme të lëvores.
- Zbut psoriazën Sëmundja e shpeshtë e lëkurës, e karakterizuar nga periudhat e rikthimit dhe permirësimit, shfaqet në formën e skuqjeve dhe humbjen e sipërfaqes së lëkurës. Edhe pse bananet nuk veprojnë si një ilaç, përbërësit e lëvores së saj kanë efekt pozitiv në lëkurë dhe lehtësojnë simptomat.
- Heq lythat Për lythat kokëfortë, që paraqiten në lëkurë, duhet të vendoset një pjesë e lëvores së bananes në atë vend, perforcojeni me një fashë dhe lëreni atë gjatë natës. Procesi përsëritet derisa lythi të bierë vetë. 4. Zbardh dhëmbët tuaj Ajo që është gjëja më e mirë me lëvoren e bananes është se nuk ka veprim abraziv, do të thotë që nuk e dëmton smaltin e dhëmbëve, ndërsa jep rezultate. Krejt çka duhet të bëni është që një herë në ditë të fërkoni dhëmbët 5 minuta me lëvoren e larë të bananes, për një periudhë prej 20 ditësh.
- Ajo ndihmon për humbje të peshës Vitamina B është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve që rrisin metabolizmin dhe për këtë arsye mund të jenë të dobishme për humbje të peshës. Kësaj i ndihmon fakti që lëvorja e bananes nuk përmban kalori shtesë dhe është një burim i shkëlqyer i fibrave, prandaj mundëson që më gjatë të ndiheni i ngopur. Përveç kësaj, kaliumi në lëvore stimulon metabolizmin.
- Redukton pamjen e puçrrave në fytyrë, si dhe dukshmërinë e rrudhave Për shkak se lëvorja është e pasur me antioksidantë, në mënyrë të shkëlqyeshme minimizon dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira të cilat janë rezultat i plakjes. Nëse çdo ditë fërkoni zonat problematike, si dhe ato në të cilën paraqiten rrudhat, do të keni një efekt qetësues dhe hidratizues. (A.D/Shuplaka)