Policia ka arrestuar porositësin e dyshuar të atentatit ndaj Mishel Prelës. Sipas policisë ai është Ervin Zallumi i cili kundrejt shumës prej 80 mijë eurosh kërkonte ekzekutimin e tij. Po kështu policia ka arrestuar edhe 4 persona të tjerë, në rolin e ekzekutorit dhe përkrahësit të atentatit.
Sipas “Tv Klan” Mishel Kol Prela më 20 Gusht të vitit 2010 ka plagosur me thikë në Tiranë, Ervin Zallumin.
NGJARJA:
Ky i fundit, ka qëndruar i shtruar në Spitalin Ushtarak për disa muaj për shkak të plagëve të marra. Më 20 dhjetor të vitit 2010, pra rreth katër muaj pas ngjarjes, policia arriti të arrestonte Mishel Prelën, i cili u dënua më pas nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.
Marrëdhëniet mes dy palëve, që prej 7 vitesh kanë vijuar të mbeten të tensionuara. (J.V/Shuplaka)