Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara është nga personazhet ku pothuajse çdo dalje apo reagim në rrjetet sociale përmes fotove dhe komenteve, ngjall interes ndërkohë që së fundmi Marina nuk është bërë e ‘gjallë’.
Kjo që prej momentit kur mediat rrozë shkruajtën se ajo është shtatzënë, ku nga vëzhgimet në profilet e saj vihet re mungesa e publikimeve duke shmangur kështu edhe zbulimin e pamjeve me barkun e fryrë.
Ka qenë mamaja e saj, këngëtarja Eli Fara e cila “padashje” pak kohë më parë, ka publikuar një foto të Marinës në të cilën shoihet teksa mbulon barkun me duar në mënyrë që të mos i duket rrumbullakosja që vjen nga shtatzania.