Dukesha Kate Midlleton solli në jetë fëmijën e saj të tretë, me 23 prill. Nën kujdesin e një ekipi mjekësor prej më shumë se 20 vetash, Duka dhe Dukesha u bënë për herë të tretë prindër të një shëndetshëm.
Por ajo habiti të gjithë ishte fakti se Kate qëndroi në spital vetëm 7 orë pas lindjes. Më pas, ajo dhe Princi William u larguan nga spitali Lindo wing St Mary’s për të shkuar në rezidencën e tyre në Kensington Palace.
Sipas The Guardian, nënat e reja në Mbretërinë e Bashkuar qëndrojnë mesatarisht 1 ditë në spital, ndërsa në Shtetet e Bashkuara qëndrojnë dy ditë.
Ndërkohë që kur lindi princeshën Charlotte qëndroi 10 orë në spital ndërsa kur lindi princin George, qëndroi gjithë natën, këtë herë ka ndenjur më pak.
Një nga arsyet që këtë herë u largua më herët nga spitali ku kushton 7500 paundë nata, ishte edhe turma e fotografëve dhe fansave që qëndronin jashtë dritareve të saj. Kjo e pengonte nënë lehonë të qetësohej.