Përfliteshin prej kohësh për ndarje dhe lajmin e konfirmon dy ditë më parë vet Roberti me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ky lajm solli mërzitje të madhe tek fansat si dhe komente të pafundme. Madje disa prej tyre organizuan një protestë për ndarjen e Norës dhe Robertit duke i ftuar të gjithë të mblidheshin në Prishtinë.
Por cila është arsyeja e vërtetë e ndarjes së tyre? Burimet e “Xing.al” bëjnë me dije se Nora dhe Roberti kishin prej muajsh sherre të vazhdueshme në familjen e tyre. Kjo e ka detyruar Robertin të marrë vendimin drastik për t’u larguar nga shtëpia dhe zhvendosjen e tij në një banesë të re.
Gjithashtu bëhet e ditur se largësia mes çiftit ka luajtur një rol kryesor në ndarjen e tyre. Ata kishin mundësi të qëndronin për shumë pak kohë bashkë, për shkak të angazhimeve të shumta në koncerte nga të dyja palët.
Kujtojmë se Nora nuk ka reaguar ende në rrjetet e saj sociale.
Discussion about this post