11:27 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet “arsyeja” që e liroi nga burgu Lulzim Berishën

17:44 | 08/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet “arsyeja” që e liroi nga burgu Lulzim Berishën

Hetimi i Prokurorisë ka evidentuar parregullsi në lirimin e Lulzim Berishës, këtë herë edhe nga Gjykata e Durrësit.  Ky ishte edhe shkaku pse dosja penale tri ditë më parë u transferua në Prokurorinë e Tiranës.

Transferimi i dosjes në Tiranë u bë në mënyrë që hetimi të jetë jashtë çdo ndikimi nga ana e gjyqtarëve të Durrësit, që tashmë janë të dyshuar në lidhje me lirimin e Lulzim Berishës në datën 5 dhjetor 2016, shkruan një portal online. Sipas  Prokurorisë Lulzim Berishës i janë bërë së paku katër ulje dënimi, në dy raste zbritje nga një vit nga dënimi me amnisti dhe në dy raste të tjera me uljen e periudhave 90­-ditore.

Në hetimet e saja Prokuroria ka gjetur se dokumentacioni i burgjeve nuk kishte pasqyruar “zërin e uljeve të dënimit me amnisti” për të burgosurin, të cilit nuk duhej t’i njiheshin këto ulje në lirimin me kusht që iu bë më 5 dhjetor 2016.

Vendimi i datës 5 dhjetor 2016, që liroi nga burgu me kusht Lulzim Berishën, ishte pjesë e një procesi të gjatë padish e kërkesash që avokatët e tij bënë në gjykata. Në një proces të hapur në korrik 2016, për “lirimin me kusht”, gjykata ia pati rrëzuar kërkesën Lulzim Berishës. Në dokumentacionin e këtij procesi, prokuroria ka gjetur shkresa që hedhin dritë mbi rastin. “Në dosjen gjyqësore të Gjykatës së Apelit Durrës (faqja 299) ndodhet dinamika e vuajtjes së dënimit e datës 02.12.2016, ku pasqyrohet fakti se kërkuesi (Lulzim Berisha) ka vuajtur 18 vite, 9 muaj dhe 8 dite burgim dhe i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vite, 2 muaj dhe 22 ditë burgim. Ndërkohë, në dinamikën e vuajtjes së dënimit të datës 31.10.2016, e ndodhur në faqen 300 të dosjes së Gjykatës pasqyrohet fakti se ai ka vuajtur 18 vite, 6 muaj e 14 ditë burgim dhe i kanë mbetur për të vuajtur dhe 6 vite, 5 muaj e 16 ditë burgim”, thekson Prokuroria.

Sipas saj, te të dyja këto dinamika, në ndryshim nga dinamikat e dorëzuara në gjykimet e mëparshme, qëllimisht nga IEVP­Durrës nuk janë pasqyruar me zë të veçantë përfitimet që kërkuesi ka përfituar nga amnistia nr. 22/ 2014 që është aplikuar nga vetë Burgu Durrës dhe amnistia e dytë është përfituar nga vendimi nr. 221, datë 11.05.2016, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Sipas burimeve të Prokurorisë, ulja e dënimit e përfituar nga amnistia përjashtohet ligjërisht nga llogaritja e afatit për lirimin me kusht.

GABIMI I BURGJEVE

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e datës 05.12.2016 ka vendosur pranimin e kërkesës dhe lirimin me kusht të Lulzim Berishës, duke e vendosur atë në periudhë prove me kusht që për 5 vjet të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakt me Shërbimin e Provës Durrës. “Nëse nuk do të ishte pasqyruar kjo dinamikë, kërkuesi nuk e plotësonte kushtin që në kërkesë referuar nenit 64 të K.Penal të kishte kryer 3/4 e dënimit me burgim dhe prej gjykatës nuk do të ishte dhënë ky vendim, pasi ai është një kusht i domosdoshëm i kërkuar nga ligjvënësi me qëllim paraqitjen e kësaj kërkese”, bënë me dije burime nga Prokuroria. Dinamika e vuajtjes së dënimit është firmosur nga Teodor Labi dhe drejtori i Burgut Durrës, Astrit Kotaj, shkruan një portal online. (J.V/Shuplaka)

 

vendimi

 

 

 

Etiketa: gjykatalirimlulzim berisha
Pas

Kinezët e Interit nisin sulmin për Leo Messin

Para

Berisha titullar në “poker”-in e Atalantas, Roma i afrohet Juventusit (VIDEO)

Para
Berisha titullar në “poker”-in e Atalantas, Roma i afrohet Juventusit (VIDEO)

Berisha titullar në "poker"-in e Atalantas, Roma i afrohet Juventusit (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohet një plantacion me 165 fidanë kanabisi pranë kanaleve të ujitjes në Selanik, arrestohet shqiptari

1 vit pa Kadarenë, Spiropali: Ikonë që do të mbetet dëshmi e mendjes dhe e shpirtit shqiptar

Rama në Samitin e Shkupit: Jemi më pranë se kurrë anëtarësimit në BE, Plani i Përbashkët do të realizohet

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 24 vatra zjarri në 24 orë

“Eja në Shqipëri të shijosh pak diell”/ Deputeti britanik Farange pranon ftesën e Ramës: Do të diskutojmë deportimin e të burgosurve shqiptarë

Sulm me thikë në Gjermani! Një i vdekur dhe katër të plagosur në një kompani në Mellrichstadt

Europa ‘digjet’ nga vala e të nxehtit: Dy viktima në Itali, mijëra të evakuuar në Turqi

E rëndë në Fier/ Arrestohet 36-vjeçari, kreu marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe

Furnizoheshin me armë, fishekë dhe municione në Shqipëri, çmontohet grupi kriminal në Greqi! Policia zbulon skemën

“Tango Mike”, Forcat e Sigurisë së Kosovës zhvillojnë ushtrim fushor me tanket e ushtrisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.