Gjatë ditës së nesërme pritet që me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron të mblidhet Samiti i Berlinit ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë të shteteve ballkanike.
Midis tyre do të jetë i pranishëm edhe kreu i qeverisë shqiptare dhe njëherësh Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama.
Sipas një njoftimi të bërë publik nga zyra e shtypit të kancelarisë së Gjermanisë, mësohet se Merkel do të takohet fillimisht kokë më kokë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe menjëherë pas tij do të takojë Edi Ramën.
Mësohet se në fokus të bisedave do të jetë procesi ndërmjetës i të cilit ka qenë dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës.
“Në vijim, Kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat per shtyp nga të dy liderët.
Pas ardhjes së Shefave të Shtetit dhe Qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do te fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
(F.GJ/FAXWEB.AL)