Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë të botës, dhe në moment të caktuara me udhëzimet e tij duket se zëvendëson edhte trajnerin e Portugalisë.
Pas përfundimit të pjesës së parë në sfidën kundër Marokut, Cristiano shkon dhe i drejtohet trajnerit Fernando Santos duke i thënë se Portugalia po luan shumë dobët, shkruan e përditshmja spanjolle “MARCA”.
“Portugalia po luan keq, duhet të bëjmë diçka” i ka thënë CR7-ta trajnerit Santos.
Ndërsa e kundërta ndodhi me trajnerin Santos që u tregua më i kujdesshëm duke vendosur dorën përpara gojës por zbulohet t’i ketë thënë: “Flasim brenda”
Maroku kishte disa mundësi për të barazuar dhe për të fituar një pikë, por në fund kampionët e Euro 2016 rezistuan duke marrë një fitore me shumë vlera.
Edhe në pjesën e dytë skuadra marokene ushtroi një presion të jashtëzakonshëm te porta e Portugalisë, po pa mundur që të gjejë dot golin.
(E.K/FAXWEB.AL)