12:32 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zbulohet çfarë ndodhi në takimin e parë mes drejtorit të Postës dhe të dashurës online: Vetë m’i dhe dhuratat, pse e bëre kaq të madhe?

22:35 | 01/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet çfarë ndodhi në takimin e parë mes drejtorit të Postës dhe të dashurës online: Vetë m’i dhe dhuratat, pse e bëre kaq të madhe?

Të tjera detaje zbulohen lidhur me mashtrimin nëpërmjet “Facebook”-ut me fotografinë e aktores venezueliane Elisabeth Gutierrez, ku drejtori i postës Barush Ahmeti akuzon vajzën nga Manza se i zhvati 60 milionë lekë.

Ndërkohë që Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar po kryejnë hetimet, gazeta Panorama ka publikuar disa detaje nga përballja mes Ahmetit dhe Enertila Beqajt në Policinë e Durrësit.

Ish-çifti janë takuar përballë njëri-tjetrit për herë të parë vetëm një ditë më parë, në ambientet e Policisë së Durrësit.

Barush Ahmeti pretendon se dhuratat e tij dhe faturat e paguara për ndërtimin e shtëpisë së vajzës arrijnë në kuotën e 60 milionë lekëve të vjetër, shifër e hedhur poshtë nga 27-vjeçarja, e cila nuk pranon që i dashuri i saj virtual të ketë shpenzuar shifra të tilla përgjatë dy viteve njohje.

Policia ka bllokuar të gjitha sendet me vlerë të vajzës, duke filluar nga rrobat e shtrenjta e deri tek mobiliet shtëpiake.

27-vjeçarja ka pranuar në sy të tij se kishte marrë dhurata nga ai, por ka refuzuar që shifra e të gjitha shpenzimeve të kapte vlerën e 60 milionë lekëve të vjetër.

“Më ke blerë disa fustane, varse, vathë, ora, e bizhuteri të tjera. Ke paguar disa fatura për shtëpinë, por nuk mendoj se kapin shifrën e 60 milionëve. Kjo është e vërteta. Pastaj, sa i përket mashtrimit në ‘Facebook’, mbaj përgjegjësi unë. E kam pasur të vështirë të tregoja të vërtetën, pasi kisha frikë se mos lidhja jonë merrte fund. Nuk e kuptoj pse ndodhem në polici… Ti vetë m’i ke dhënë dhuratat dhe tani nuk e kuptoj pse e bëre kaq të madhe”.

Kjo ka qenë ajo çka 27-vjeçarja i ka thënë dje Barush Ahmetit në prezencë edhe të policisë. Ndërsa Ahmeti ka këmbëngulur se ajo po gënjen dhe se kishte shpenzuar për të shumën e 60 milionëve.

Ndërkohë policia dyshon që drejtori i Postës të ketë shpezuar plot 60 milionë lekë për të dashurën online, pasi edhe sendet e sekuestruara, duke filluar nga rrobatdhe bizhuteritë, janë të gjitha mall tregu. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: 60 mije euroDrejtori i postese dashura onlineManezvajza nga Durresi
Pas

Lajme të mira për kombëtaren shqiptare, referendumi për Katalonjën dhe dëmtimet e kundërshtarëve ulin rrezikun për humbje

Para

Shkon në 840 numri i të plagosurve në Katalonjë, policia i goditi me shkopinj dhe plumba gome

Para
Shkon në 840 numri i të plagosurve në Katalonjë, policia i goditi me shkopinj dhe plumba gome

Shkon në 840 numri i të plagosurve në Katalonjë, policia i goditi me shkopinj dhe plumba gome

Discussion about this post

 



Të Fundit

Riaktivizohen zjarret në kodrat e Pikurit në Hiramë, nis nderhyrja me helikopter

Në kërkim për grabitje e tentativë vrasje, vihet në pranga 33-vjeçari Erjon Mera, do të ekstradohet drejt Italisë

Blushi publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie zyrtarisht akuza ndaj Z. Ilir Meta për gjoja lobimin 1 milion USD për foto me Trump. Kështu do bien edhe të gjitha akuzat e tjera

Sulmet në Iran. Albin Kurti në krah të SHBA-ve: Janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçar në banesë

PD:Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

Sulmet ne Iran, ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump

Sulmi i SHBA mbi centralet bërthamore iraniane, OKB mbledhje urgjente

Sulmet amerikane në Iran/ Vjen reagimi i parë nga BE, Kallas: Palët të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave

“Duhet dënuar me forcë sulmi”/ Kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, zbardhet letra që Irani i dërgoi OKB-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.