Herën e kaluar kur ishte puntata e parë e Big Brother, në vendin e opinionistëve ishin një çift, Labinot Gashi së bashku me Qëndresa Gashin.
Por ata treguan gjithashtu se nuk do të ishin për çdo të shtunë aty sepse ‘Vëllai i Madh’ kishte vendosur që çdo herë do të kishtë nga një çift të ndryshëm për të komentuar ngjarjet e javës.
Mendohet se çifti i opinionistëve të kësaj jave do të jetë çifti i këndshëm Alban Dudushi dhe Bieta Sulo. Kjo e fundit është aktualisht shtatzënë ndërkohë që nuk është hera e parë që çifti i tyre janë prezent në të njëjtin emision sepse siç mund ta mbani mend ata kanë qenë bashkë në sezonin e kaluar të ‘Top Show Magazine’ ku sigurisht Albani moderon dhe Bieta ka qenë opinionste.
Big Brother filloi rrugëtimin prej të shtunës së kaluar. Big Brother ka vendosur që këtë vit të mos jetë një fitues, siç ka ndodhur gjithmonë, fituesi në edicionin e nëntë do të jetë çift.
Risia tjetër e këtij edicioni ka të bëjë edhe me opinionistët.
Edhe ata do të jenë çift dhe në çdo spektakël do të zbulojmë se cili është ai çift i njohur dhe i dashur nga të gjithë ne që ulet në studio për të komentuar konkurrentët e këtij edicioni dhe për të zbuluar se çfarë është në të vërtetë një çift dhe çfarë është bashkëpunimi.
Konkurentët:
Sidrita
Mosha: 22 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Profesioni: Modele
Sidrita është një vajzë 22 vjeç, jeta e së cilës është e lidhur me botën e modës. Babai e ka lënë në moshë të vogël, për shkak të një aksidenti dhe që nga ajo kohë ka lidhje të ngushtë me mamanë, motrën dhe vëllain. I pëlqen shumë moda dhe ka marrë pjesë në disa konkurse bukurie, ku është shpallur dhe fituese. “Big Brother” ka qenë një ëndërr për të, që po fillon të bëhet realitet.
Damiano
Mosha: 26 vjeç
Vendlindja: Berat
Profesioni: Menaxher
Damiano është një djalë 26-vjeçar nga Berati, por që jeton prej shumë vitesh në Suedi. Është rritur në një familje me femra, të cilat janë shumë të rëndësishme për të: gjyshja, mamaja dhe tezja. Ndarja e prindërve dhe dhuna që ka parë në familje, kanë ndikuar shumë në karakterin e tij. Punon si menaxher lokalesh dhe ka shumë dëshirë të shoqërohet me njerëz të famshëm, kjo është dhe një nga arsyet që është në “Big Brother”.
Vivi – Kei
Mosha: 30 vjeç/26 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Profesioni: Punonjëse Sociale/DeeJay
Ato kanë qenë një çift disa vite më parë, por lidhja e tyre pësoi një ftohje, Takimi në “Big Brother” shihet si një mundësi e dytë për lidhjen e tyre. Kei e pranoi homoseksualitetin e saj në moshën 11 vjeç dhe për këtë ë ka mbështetur edhe familja e saj. Për Vivin pëlqimi për vajzat ka nisur në moshën 16 vjeç dhe prindërit e kanë mbështetur në këtë zgjedhje të saj. Në “Big Brother” ato kanë shumë për të treguar.
Armela
Vendlindja: Tiranë
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Modele
Armela ka jetuar gjithnjë me të ëmën dhe lidhja mes tyre është shumë e fortë. I pëlqen shumë modelingu dhe ka luajtur volejboll. Studion për “Marrëdhënie Ndërkombëtare” dhe ka një vëlla nga babi, të cilin e do shumë. “Big Brother” e shikon si mundësi për t’u bërë e njohur dhe si trampolinë për të hyrë në botën e televizionit.
Benardi
Vendlindja : Lezhe
Mosha: 21 vjeç
Profesioni: Boksier
Bernardi ka lindur në Lezhë dhe jeton prej 2 vitesh në Tiranë. I pëlqen shumë boksi dhe studion në “Universitetin e Sporteve”. Një aksident me makinën në moshën 15 vjeç e ka ndryshuar shumë dhe që nga ajo është i kujdesshëm për të mos i krijuar problem familjarëve të tij. “Big Brother” për të është një mundësi e mirë si ekonomike dhe promovuese.
Katerina – Lupçe
Mosha: 20 vjeç/22 vjeç
Vendlindja: Korçë
Vendbanimi: Tiranë
Katerina dhe Lupçe janë çift që vijnë nga Pusteci, edhe pse ata jetojnë në Tiranë. Lupçe është një djalë shumë i hedhur dhe shumë gazmor. Katerina është më e ndrojtur dhe Lupçja për të është gjithçka. Pak vite më parë Lupçe pati një histori me shoqen më të mirë të Katerinës, por ai moment ka kaluar dhe ata mendojnë se ka ardhur koha të sfidojnë veten, me praninë e tyre në “Big Brother”.
Xheni
Mosha: 21 vjeçe
Vendbanimi: Itali
Profesioni: Administrim
Xheni ka lindur në qytetin e Lezhës, por që në moshën 3 vjeçare, së bashku me familjen ajo ka emigruar drejt Italisë. Ka përfunduar Shkollën e Mesme për Administrim dhe ka kryer punë të ndryshme në Itali. Familja është shumë e rëndësishme për të dhe ka gjetur gjithnjë mbështetjen e saj, në çdo vendim që ka marrë. I pëlqejnë romancat dhe eksperiencën në “Big Brother” e shikon si një mundësi për të kuptuar eksperienca të reja.
Danjeli
Mosha: 26 vjeç
Vendlindja: Tropoje
Profesioni: Student
Danjeli ka lindur në Tropojë, por që kur ishte 6 muajsh jeton në Tiranë. Dëshira e tij për t’u shkolluar është plotësuar më së fundi, pasi provoi disa eksperienca të ndryshme pune. Aktualisht ai studion në Fakultetin e Drejtësisë. Ka një lidhje shumë të ngushtë me familjen, veçanërisht 2 motrat dhe vëllain. Danjeli është një djalë me karakter të fortë e shumë i vendosur dhe këto i sheh si avantazhet e tij për të qenë banor brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Fiorentina – Olsi
Mosha: 28 vjeç/27 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Profesioni: I lirë
Fiorentina dhe Olsi janë një çift që u formuan gjatë audicioneve: Dy persona shumë aktivë dhe me një sens humori të lartë. Fiorentina është tërhequr shumë nga pamja fizike e Olsit dhe batutat e tij plot humor. Ajo është një vajzë shumë e çiltër dhe i pëlqen shumë të qeshë. Olsi ka një dashuri të madhe për futbollin, edhe pse nuk arriti të vazhdonte karrierën e tij me Klubin e Tiranës. Ata mendojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se mund të jenë çifti fitues i “Big Brother”.
Donjeta
Mosha: 19 vjeç
Vendlindja: Prishtinë
Profesioni: Pa punë
Donjeta ka lindur në Prishtinë dhe është e përkëdhelura e një familjeje me 7 anëtarë. I pëlqen shumë vetja dhe po aq shumë jeta e natës dhe sporti. Udhëtimet janë një gjërat e saj të preferuara dhe ka realizuar shumë udhëtime në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e zi. Bota e televizionit është një nga synimet e saj në jeta dhe dera e parë që po provon për të hyrë do të jetë ajo e “Big Brother”.
Liridoni
Mosha: 33 vjeç
Vendlindja: Prishtinë
Vendbanimi: Prishtinë
Liridoni është 33 vjeç dhe vjen nga Prishtina. Është një tip aventurier dhe i pëlqejnë shumë eksperiencat e reja. Prej kohësh menaxhon një lokal me mikun e tij të ngushtë në Prishtinë. Nuk arriti të përfundonte dot studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, por mendon se ka eksperiencën e duhur të jetës.
Ejona – Adem
Mosha: 23 vjeç/25 vjeç
Vendlindja: Berat
Vendbanimi: Berat
Jona ka një histori të dhimbshme të jetës së saj. Për shkak të sëmundjeve të rënda humbi njëri pas tjetrit prindërit në moshën 3 dhe 8 vjeç. Që nga ajo kohë jetoi me hallën e saj, që i dha një dashuri të pakufishme prindërore. Kur ishte 14 vjeç, ajo diagnostikua me kancer dhe pas shumë kimioterapive arriti të mposhtë sëmundjen. Kur ishte 16 vjeç ajo u njoh me Ademin që është dashuria e parë dhe vetme e saj. Edhe Ademi është një djalë nga Berati, i rritur në një familje të thjeshtë. Jona e Adem kanë një djalë, që e quajnë Artur si babai natyral i Jonës. Ëndrra e tyre është të fitojnë “Big Brother”.
Fotini
Mosha: 23 vjeç
Vendlindja: Gjirokastër
Profesioni: Agjente shitjesh
Fotini është një vajzë e lindur në Gjirokastër, por ka jetuar për shumë vite në emigracion më familjen e saj. Tetë vjet më parë prindërit e saj u divorcuan, por edhe pse ajo zgjodhi të jetonte me nënën e saj, nuk mban asnjë mëri të atin. Moment më i vështirë në jetën e saj është vdekja e të dashurit të saj, 6 vjet më parë për shkak të një aksidenti automobilistik. Fotinia e dashuron jetën dhe “Big Brother” e sheh si një mundësi për të plotësuar ëndrrën e saj për t’u bërë aktore.
Ervini
Mosha: 28 vjeç
Vendlindja: Korçë
Vendbanimi: Tiranë
Ervini është një djalë që ëndrra i është prerë në mes: kur ishte një 20-vjeç kreu një operacion në gju, pas të cilit i dha fund karrierës së tij për t’u bërë futbollit. Ervini lindi në Korçë, por prindërit u transferuan në Tiranë, kur ai ishte 3 vjeç. Futja në “Big Brother” mendon se mund t’i ndryshojë përditshmërinë e tij. I pëlqen të bëhet aktor dhe të mos qëndrojë më në “prapaskenë”.
Gerta – Denis
Mosha: 22 vjeç / 26 vjeç
Vendbanimi: Tiranë
Profesioni: Agjente marketingu/student
Gerta dhe Denisi janë njohur në audicionet e “Big Brother”. Qëndrimi mashkullor dhe pamja e jashtme e shtynë Gertën të afrohej më shumë me Denisin. Gerta ka lindur në Delvinë po jeton se bashku me vëllain dhe motrën në Tiranë, pas vdekjes së nënës së tyre. Gerta është duke përfunduar Masterin, ndërsa punon edhe agjente marketingu. Denisi është nga Elbasani dhe studion për “Marrëdhënie me Publikun”. I pëlqejnë shumë lidhjet e shkurtra dhe është shumë i komunikueshëm.
(M.D/ Shuplaka)