23:53 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Zbulohet CV-ja e jashtëzakonshme e gruas që zëvendësoi Kreshnik Spahiun

21:09 | 01/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet CV-ja e jashtëzakonshme e gruas që zëvendësoi Kreshnik Spahiun

Pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut nga kreu i Aleancës Kuqezi, kryetarja e re e partisë do të jetë Lumturi Ratkoceri. Ajo që vihet re është jetëshkrimi i saj i pasur. 

Lumturi Ratkoceri ka lindur me 20 dhjetor 1963 në Tiranë, në një familje intelektuale dhe patriote. Ajo është e bija e “Mësuesit të popullit” Gani Demir Ratkoceri dhe mbesa e patriotit dhe firmëtarit të pavarësisë së Shqipërisë, Nebi Sefës. Lumturia është nënë e dy djemve 32 vjeç (avokat në Gjenevë) dhe 21 vjeç (student në Universitetin e Gjenevës). Që në moshë të re familja e saj u përball me “luftën e klasave” .

Babai i saj dënohet me 9 vjet burg nën akuzën për “Agjitacion e propagandë“. Në vitin 1991, ajo largohet nga Shqipëria dhe vendoset në Gjenevë (Zvicër). Ne vitet 2004-2007, në kushtet e një fushate denigruese dhe diskriminuese për komunitetin shqiptar nga ana e partisë ekstremiste më të fuqishme zvicerane UDC , zonja Ratkoceri si përfaqesuese e komunitetit shqiptar, mbrojti të drejtat e komunitetit.

Në vitin 2009, Lumturia, është kandidate për deputete nën siglën e partisë Demo-kristiane në parlamentin e kantonit të Gjenevës. Në vitin 2011, Lumturia kthehet në Shqipëri dhe bëhet një nga themeluesit e Aleancës Kuq e Zi. Që në 2011 ajo është anëtare e kryesise së AK.

STUDIMET

1978-1982 gjimnazi “Qemal Stafa“ Tirane

1984-1988 Fakulteti i shkencave natyrore, dega matematikë Tiranë

1997-2001 Shkolla e lartë e Menaxhimit (HES) Gjenevë

2005-2006 Specializim « Menaxhimi I institucioneve sociale » Universiteti i Gjenevës

EKSPERIENCA PROFESIONALE

2010 – 2013, Anëtare e Komisionit të Posaçëm Konsultativ , Ministria e Arsimit Gjeneve

2008 – 2011 , Konsulente tek Kompania „Hestia&partners „ Gjenevë

2004 – 2007, Drejtoreshë tek “Universiteti Popullor Shqiptar” Gjenevë

• Përpunimi, zhvillimi dhe koordinimi i aktiviteteve të UPSH

• Prezantimi dhe përfaqësimi i UPSH pranë autoriteteve të kantonit dhe të qytetit, përkatësisht : Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Punes dhe të Solidaritetit

• Elaborimi i politikës së komunikacionit të UPSH-së dhe përfaqësimi i tij pranë mediave televizive

• Elaborimi, zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve § Anëtare e grupit të punës të Byrose së Integrimit të kantonit të Gjenevës § Anëtare e platformës ‘Asile’ krijuar nga shoqatat private të subvencionuara nga shteti dhe ‘Hospice Générale’

EXPERIENCA PROFESIONALE (të tjera)

2002- 2003 , Fakulteti i Drejtësisë, Gjenevë

2000- 2001 , Komisariati i Lartë për Refugjatët (OKB), Gjenevë 1989-1991, Mesuese matematike në shkollën “Politeknike” , Tiranë.

 

Ish-kreu i AK Spahiu u shpreh i zhgënjyer nga Basha dhe PD me qëndrimin për marrëveshjen me PS që u arrit me 18 maj për të hyrë opozita në zgjedhje dhe kësisoj dha dorëheqjen e parevokueshme nga partia dhe politika. 

Mbetet për tu parë udhëtimi i AK në politikë me kryetaren e re Lumturi Ratkoceri.

(M.D/Shuplaka)

 

Etiketa: ak
Pas

Jozefina Topalli: Fjala që e përshkruan Bashën është “rrenë”, ashtu është edhe Republika e re

Para

Rama: Nëse PS fiton zgjedhjet, ministrat teknikë lënë detyrën më 26 korrik

Para
Rama: Nëse PS fiton zgjedhjet, ministrat teknikë lënë detyrën më 26 korrik

Rama: Nëse PS fiton zgjedhjet, ministrat teknikë lënë detyrën më 26 korrik

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.