Përpara disa javësh u përhap lajmi i dasmës së moderatores Fiori Dardha. Ky lajm mori një vëmendje të madhe dhe u kthye në kryefjalën e ditës. Madje u zbuluan edhe disa detaje nga dasma, si fustani.
Sot nëpëmjet një ftese të dasmës së saj Fiori Dardha na ka treguar datën se kur do të kryehet kjo ceremoni. Fiori bashkë me burrin e saj Donardin do të martohen në datën 11 mars.
Në këtë foto është ftesa e dasmës së saj me pedagogun e Universitetit të Arteve. Duhet të theksojmë që teksti i saj është fantastik dhe interesant. Ai që i pret mysafirët në dasmë, është djali i tyre, Abeli.
“Mami dhe babi jetojnë prej 12 vitesh bashkë. Tani që unë po bëhem 5 vjeç, u kujtuan se duhet të martohen dhe t’i premtojnë njëri-tjetrit dashuri të përjetshme. Mami Fiorin dhe babi Donardin do t’i gëzonte shumë prania juaj në darkën e martesës. Me dashuri, Abeli”, shkruhet në ftesën e shpërndarë në të gjithë miqtë dhe familjarët e çiftit. (J.V/Shuplaka)