09:55 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet data e gjyqit për Klevis Balliun, banorët djegin goma para Drejtorisë së Policisë

20:47 | 08/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“1500 vrasës ecin të lirë në Shqipëri”, deklarata e fortë e Balliut: Me 16 mars te Kryeministria për t’i vënë flakën…

Banorët e Astirit ndryshe nga netët e tjera janë nisur nga banesat e tyre drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku mbahen të arrestuar disa protestues midis të cilëve edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

Sapo kanë mbërritur para Drejtorisë së Policisë ata në shenjë proteste kanë djegur edhe goma dhe kanë bërë thirrje kundër qevrisë dhe Policisë së Shttit duke e akuzuar këtë të fundit se ka arrestuar protestues paqësorë.

Banorët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Klevis Balliut dhe tre protestuesve të tjerë të ndaluar gjatë protestës së djeshme.

Me thirrjet “Rama ik” banorët kanë nisur marshimin në këmbë nëpër rrugët e Tiranës të cilët janë vendosur më pas përballë Drejtorisë së Policisë.

“Ne do të qëndrojmë deri sa të japim frymën e fundit. Policia përdoret nga Edi Rama për të mbrojtur karrigen e vet, por nga ajo karrige do të bjerë shumë shpejt. Ne e kapëm Edvin Kristaq Ramën duke vjedhur me letra fallso”, tha njëri nga banorët.

Ndërkohë njëri nga protestuesit lajmëroi se nesër në orën 13:00 do të zhvillohet séance gjyqësore për Klevis Balliun dhe tre të arrestuarit e tjerë.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka njoftuar gjatë paradites së sotme se ka nisur procedimin penal për 23 banorët e Astirit që protestuan dje paradite.

Po ashtu Policia shpall arrestimin e 4 personave, mes tyre dhe Klevis Balliu, pasi sipas pretendimeve kanë ushtruar dhunë dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe 3 persona të tjerë.

Duket se Policia e Shtetit po përpiqet që të shuajë me çdo formë protestën e banorëve të Astirit që prej 6 muajsh kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre.

Gjatë ditës së djeshme, si pasojë e dhunës së policisë disa prej banorëve përfunduan në spital, me shenja helmimi dhe djegieje në fytyrë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: DATA E GJYQITklevis balliuprotesta e Astirit
Pas

“S’ka më vuajtje për popullin grek”, Tsipras ul taksën dhe rikthen pensionin e 13-të

Para

FOTO/ U dhunua dje nga policia, e ulur në karrige me këmbën të fashuar Lindita Protoduari kërkon lirimin e protestuesve

Para
FOTO/ U dhunua dje nga policia, e ulur në karrige me këmbën të fashuar Lindita Protoduari kërkon lirimin e protestuesve

FOTO/ U dhunua dje nga policia, e ulur në karrige me këmbën të fashuar Lindita Protoduari kërkon lirimin e protestuesve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

Partia Socialiste merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të SPD, mbështetje për reformat dhe integrimin

Kurti: Serbia Mund të Nxisë Incidente gjatë Vidovdanit në Gazimestan

Iran: Funeral Shtetëror për 60 të Rënë, Mes Tyre Komandantë dhe Shkencëtarë Bërthamorë

Sulm i Natës në Odesë: Dy të Vdekur dhe Nëntë të Plagosur nga Goditja Ruse

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.