13:00 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet dëshmia e deputetit socialist, çfarë tha për takimin me Shullazin

20:14 | 19/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet dëshmia e deputetit socialist, çfarë tha për takimin me Shullazin

Të tjera detaje zbulohen nga dëshmia e djeshme e deputetit socialist Jurgis Çyrbja, për  procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve të tij.

Përpara trupit gjykues, Çyrbja foli për takimet që kishte pasur me të pandehurin Shullazi gjatë vitit 2014. Ai mohoi që të jetë kërcënuar ndonjëherë prej tij.

Çyrbja është shprehur se kontaktet Shullazin dhe Gilmando Danin i kishte për shkak të funksionit të tij si drejtues i Hipotekës së Durrësit, pasi ishte angazhuar në regjistrimin e pronës ish-hotel “Vollga”.

Ndër të tjera, Çyrbja foli në veçanti për një takim që ka patur me Shullazin, në një lokal në zonën e Shijakut.

“Fillimisht më erdhi një urdhër për regjistrimin e pronës, por më pas erdhi një urdhër i dytë për kufizim veprimesh në lidhje me këtë pronë. Përpara mbylljes së procedurës, Ylvi Beqja më kërkoi të takoja edhe bashkëpronarin e kësaj prone. Ylvi Beqja më pas më mori në telefon dhe më tha ‘do të prezantoj edhe pronarin tjetër’. Jemi takuar në një lokal në zonën e Shijakut, pranë shtëpisë sime. Ai ishte Emiliano Shullazi. Ky person më pyeti nëse do ta regjistroja pronën me urdhër të zyrës qendrore të Hipotekës. I thashë se do të zbatoja ligjin”, tha dëshmitari.

Në dëshminë e zbuluar nga “Panorama”, Çyrbja ka folur edhe për telefonatat e tij me Gilmando Danin. Sipas dëshmitarit, Dani i kishte thënë se përse nuk po bëhej regjistrimi i saj, pasi të gjitha dokumentet ishin në rregull.

“Nuk më ka marrë njeri tjetër. Ka ardhur Ylvi Beqja, i cili interesohej, pasi erdhi shkresa për ‘kufizim prone’. Jam takuar edhe me Ilirian Muhon për këtë punë”, u shpreh Cyrbja. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Emiliano ShullaziJurgis Cyrbja
Pas

Braçe ironizon Dukën: Keni “blerë” lojtar të madh për Kombëtaren apo trajner?

Para

“Pika që s’të bie se nga budallenjtë rron”, dëgjesat publike të Ramës për Lubonjën janë thjesht një “show”

Para
Lubonja: Rama po bën show sikur është në fushatë, po anashkalon institucionet

“Pika që s’të bie se nga budallenjtë rron”, dëgjesat publike të Ramës për Lubonjën janë thjesht një “show”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Çfarë thotë “AI” për fitoren e PS? Inteligjenca artificiale për zgjedhjet në Shqipëri: Ndikuan fokusi tek BE dhe përvoja

Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën një 19 vjeçare, plagosen dy të tjerë

Diaspora/ Më shumë vota sesa zarfa? Ja si qëndron e vërteta që rrëzon dyshimet për manipulim

Shkodër/ U përplas me motomjet nga një i mitur, përfundon në spital 76-vjeçari

Rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi, prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim autorin

FOTOLAJM/ Ceremonia e përurimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni XIV fillon lutjen në Bazilikën e Shën Pjetrit

Diaspora “fut” në Kuvend Olta Xhaçkën, me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

Dy turistë kanadezë humbin rrugën në Karaburun, Policia Kufitare e Dhërmit iu vjen në ndihmë

I pari qark në rang kombëtar, Kukësi mbyll numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

Dyshime për krim zgjedhor/ Sekuestrimi i telefonit të Elvis Roshit, policia njoftim zyrtar, ja çfarë iu gjet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.