LSI do të hyjë në zgjedhje. Në këtë mënyrë Partia aleate në koalicionin qeveritar i jep fund dilemave që qarkullonin në oborret e politikës.
Pak kohë më parë në listat e Partive që ishin regjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje LSI nuk rezultonte të kishte paraqitur dokumentacionet. Ndërsa sot gjithçka është zbardhur.
Vendimi i KQZ-së për regjistrimin e LSI-së pritet të merret gjatë ditës së nesërme.
Nga ana tjetër oppozita vijon me pozicionin e saj të palëkundur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.
Por tashmë me zyrtarizimin e kërkesën pranë KQZ-së duket se brenda koalicionit qeverisës PS-LSI nuk ka më dilema sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve në datën e caktuar, 18 qershor 2017.
(E.K/SHUPLAKA)