Paraditen e së mërkurës, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein gjatë një prononcimi të pazakontë në Tiranë, i cilësoi si përralla akuzat e bëra nga ish-kryeministri Berisha për rolin dhe ndikimin e rrjetit Soros.
Deklarata e zotit Fleckenstein ishte eksplicite. Ai u shpreh:
”Më lejoni të tregohem edhe më i drejtpërdrejtë në lidhje me një shfaqje televizive që është shfaqur mbrëmë. Kam shumë respekt për z. Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë dhe ndoshta më shumë respekt sesa mund të mendoni. E kam me të vërtetë.
Por ama do doja t’i kërkoja atij të mos fliste më me ato përralla sorosiane dhe madje mund të them se është fjalë për fjalë e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni dhe nga përvoja ime është se vetëm të dobëtit kanë nevojë për ato lloj përrallash dhe zoti Berisha nuk është një njeri i dobët.”
Ndonëse zoti Knut Flenckenstein injoroi tërësisht deklaratat e Berishës dhe i cilësoi ato si përralla, një dokument i siguruar nga Hashtag.al, tregon se zoti Flenckenstein është pjesë integrale e rrjetit Soros dhe kritikat e tij ndaj Berishës rezultojnë në konflikt arbitrar interesi.
Disa mijëra dokumente të deklasifikuara të DCLeaks për rrjetin Soros, kanë mes tyre dhe një raport tepër interesant, të hartuar në vitin 2013.
Raporti i brendshëm i Fondacionit Soros mban emrin: ‘Lista e aleatëve të besuar në Parlamentin Evropian (2014-2019)’.
Që në hyrje të raportit bëhet e qartë se materiali është hartuar si një guidë për të orientuar të gjitha degët e këtij fondacioni në lidhje me zyrtarët e besuar në Parlamentin Evropian. Pra lista e zyrtarëve evropianë që kishin dhënë ‘besën’ tek fondacioni.
Lista është e strukturuar sipas sektorëve dhe departamenteve të Parlamentit Evropian, ndërsa në seksionin e titulluar ‘Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë’, në listën e zyrtarëve të besuar të Fondacionit Soros, renditet edhe zoti Knut Flenckenstein dora vetë.
Nuk është përrallë, por dokument zyrtar i Fondacionit Soros, ai që e ka klasifikuar zotin Flenckenstein si pjesë të besuar të rrjetit.
Ky dokument e vendos zotin Flenckenstein përveçse në pozitat e konfliktit të interesit; edhe në pozitat e sharlatanit anglishtfolës të radhës, sepse rezulton se zoti Flenckenstein na ka thënë të mos besojmë përrallat për Sorosin, por janë vetë dokumentet e Fondacionit Soros ato që zbulojnë se Flenckenstein është në listën e njerëzve të besuar të Soros./Hashtag.al
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1195″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]