Historiani i njohur Adriatik Llalla njofton se sot do të publikojë në shqip një dokument, i cili tregon për genocidin që u bë ndaj çamëve në vitet 1944-1945, kur ata u përzunë padrejtësisht nga tokat e tyre.
Sipas Llallës, ky dokument është gjetur nga një shqiptar ortodoks në Çamëri dhe tregon qartë se në shtëpitë e shqiptarëve, u vendosën grekë të ardhur.
“Dokumenti që botojmë sot tregon për vendosjen e grekëve nëpër shtëpitë e shqiptarëve të Çamërisë dhe shfrytëzimin e tokave të tyre, pasi çamët u përzunë falë genocidit të vitit 1944-1945 nga ushtria e Napoleon Zervës. Në këtë dokument, i cili është gjetur nga një shqiptar ortodoks në Çamëri del qartë se në shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve u vendosën grekët e ardhur, të cilët e shfrytëzojnë ende sot e kësaj dite duke shkelur ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe pronës private.”, shkruan Llalla.
Publikimi i këtij dokumenti, me shumë mundësi do të bëjë shumë zhurmë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetin fqinj, i cili vazhdon ta mohojë genocidin çam. (D.D/Shuplaka)