Një dokument i policisë sekrete të periudhës komuniste në ish-Çekosllovaki, zbulon se zgjedhja e Trump-it si president ka qenë e sigurtë që 20 vitë përprara se ai të kandidonte.
Ish-bashkëshortja e Trump, Ivana ka lindur pikërisht në Çekosllovaki. Modelja, atletja dhe biznesmenja shtë nëna e tre fëmijëve të Donald Trump, Donald Jr, Ivanka dhe Eric.
Sipas dokumenteve të vjetra, nëse Trump do kishte kandiduar për president që në 1996 ai me siguri do kishte fituar.
7 vite më përpara kësaj dhe një vit para rënies së komunizmit, në 1989-n policia në shumë vende të Europës rregjistroi detajet për rikthimin në vendlindje të Ivana Trump në 1988-n.
Në këtë raport policor të 22 tetorit, thuhet se Trump refuzonte të kandidonte për president në atë vit, pavarësisht presionit të supozuar për ta bërë diçka të tillë. Kjo sepse Trump, asokohe 42 vjeç mendonte se ishte shumë i ri për këtë post.
Megjithatë, sipas raportit Trump do të kandidonte si kandidat I pavarur në zgjedhjet presidenciale të 1996-ës, gjë të cilën ai nuk e bëri.
“Edhe pse dukej si një utopi, Donald Trump kishte besim të madh se do të korrte sukses”, thuhet në raportin e policisë.
Ky raport ishte i bazuar te një burimi të paspecifikuar që ka folur me babain e Ivana Trump, Milos Zelnicek, rreth vizitës së saj.
Sipas “Associated Press” qe ka vizituar arkivin në Pragë, raporti është interesant sepse në Shtetet e Bashkuara, publiku thuajse nuk ka qenë në dijeni se Trumpi do të konsideronte të garonte për president, deri në një intervistë të vitit 1988 në shfaqjen “The Oprah Ëinfrey”.
“Nuk do ta përjashtoja në mënyrë kategorike. Gjithsesi mendoj se do të fitoja, sepse nuk futem asnjëherë në një garë për të humbur”, ka thënë Trump.
Dokumenti për bashkëshorten e parë e Trump-it mësohet të ketë patur një numër regjistri, por se ku ka përfunduar ai mbetet ende mister.