Është publikuar dokumenti i diplomës së ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila rezulton me mesatare 5.9.
Dokumentin e ka publikuar ‘Shijak Tv’. Një mesatare specialitetesh 5.9, mesatare e përgjithshme 6.8, dhe shoqërore 7.2, janë të dhënat e tre viteve të para të studentes në fakukltetin e Shkencave të Natyrës.
Studentja Gjergji, ishte e gatshme të kryente çdo detyrë që i ngarkohej nga organizata e rinisë, sigurisht. Kështu shprehej para 32 vitesh presidenti socialist Rexhep Mejdani, dekani i fakultetit në ato vite, teksa përcillte rekomandimin për studenten, e cila përpiqej të ndërronte degë, nga që nuk po ishte aq e suksesshme në shkencat ekzakte.
Në dhjetor të vitit 1986, Gjergji ndërpreu studimet duke shpresuar të kalonte në një tjetër degë më komode për të, shkruan ‘Shijak tv’.