Cristiano Ranaldo është vënë këto ditë në qendër të mediave ndërkombëtare pas deklaratev të Kathryn Mayorgas se ajo ishte përdhurnuar nga portugezi në vitin 2009.
Cristiano Ronaldo e ka quajtur këtë një ‘fake neës’ dhe sipas tij gjithçka ka ndodhur me dëshirën e konsensusin e të dyve dhe nuk bëhet fjalë për përdhunim.
Por kur nuk kanë kaluar shumë ditë nga plasja e këtij skandali gazetari i Der Spiegel, Cristoph Ëinterbach, i ka publikuar në llogarinë e tij në Tëitter disa dokumente të cilat konfirmojnë se Cristiano Ronaldo e kishte pranuar pjesërisht fajin për përdhunimin e Kathryn Mayorgas në vitin 2009.
Ylli portugez i kishte mohuar këto akuza në llogarinë e tij në Instagram duke i quajtur të rreme, si dhe kishte pretenduar se Mayorga kërkonte të bëhej e famshme duke e përdorur emrin e tij.
Megjithatë, deklaratës së Ronaldos i është përgjigjur menjëherë redaksia e Der Spiegelit, të cilët përveç publikimit të dokumenteve që e vërtetojnë këtë akuzë, edhe kanë bërë të ditur se avokati i Ronaldos i kishte kontaktuar para publikimit të artikullit, duke i thënë se lajmi ishte shumë personal për ta bërë publike, por nuk i kishte mohuar akuzat ndaj klientit të tij.
Në vitin 2009, kur Mayorga pretendon se ishte përdhunuar nga Ronaldo në një hotel në Las Vegas, ajo nuk kishte pasur guxim t’i bënte publike akuzat pasi që frikësohej se portugezi do t’i hakmerrej. Për këtë arsye, ajo dhe avokati i saj kishin arritur marrëveshje me agjentët e Ronaldos, sipas së cilës Mayorga do t’i merrte 322 mijë euro për të mos folur kurrë për këtë ngjarje.
Në vitin 2009, kur Mayorga pretendon se ishte përdhunuar nga Ronaldo në një hotel në Las Vegas, ajo nuk kishte pasur guxim t’i bënte publike akuzat pasi që frikësohej se portugezi do t’i hakmerrej. Për këtë arsye, ajo dhe avokati i saj kishin arritur marrëveshje me agjentët e Ronaldos, sipas së cilës Mayorga do t’i merrte 322 mijë euro për të mos folur kurrë për këtë ngjarje.
Për të arritur këtë marrëveshje, Ronaldo ishte marrë në pyetje nga avokatët e tij. Kur u pyet nëse Mayorga kishte bërtitur, Ronaldo ishte përgjigjur: “Ajo më tha ‘jo’ dhe ‘stop’ disa herë”. Por, në versionet e mëvonshme të kësaj interviste, Ronaldo e kishte mohuar akuzën, duke thënë se Mayorga kishte pranuar vetë.
Për më tepër, Winterbachu e ka publikuar edhe dokumentin e marrëveshjes së arritur mes Mayorgas dhe Ronaldos, ku sugjerohet se portugezi nuk mund ta padisë Mayorgan për shkelje të marrëveshjes, pasi që edhe agjentët e tij nuk kanë vepruar në përputhshmëri me të. Në marrëveshje është edhe nënshkrimi i Ronaldos, ndërsa në deklaratën e lëshuar për media, avokati i portugezit ka thënë se Ronaldo nuk e ka lexuar asnjëherë dokumentin. Nëse ai me të vërtetë nuk e ka lexuar, atëherë marrëveshja është shkelur.
Der Spiegel e ka publikuar edhe raportin nga policia e Las Vegasit, i cili është shkruar në vitin 2009, kur Mayorga e kishte raportuan incidentin e ndodhur, megjithatë nuk kishte pranuar ta emëronte Ronaldon.
Tanimë është dëshmuar se Ronaldo dhe Mayorga janë takuar natën e 13 qershorit të atij viti, pasi që ekzistojnë foto ku shihet Ronaldo duke e mbajtur dorën e saj dhe duke i folur në vesh. Deri më tani, Policia e Las Vegasit nuk kanë pranuar ta komentojnë këtë akuzë.
Discussion about this post