Dy ditë më parë në vendin e quajtur Shqopë, në fshatin Tërbuq të Gjirokastrës është gjetur në pyll, e groposur një fuçi më vëllim 200 kg brenda së cilës kishte qese dhe pako me rreth 14 kg lëndë narkotike.
Burime për Fax Web bëjnë me dije se lënda narkotike është e llojit canabis sativa dhe mësohet se Policia po punon për zbulimin dhe kapjen e poseduesve të saj.
Por pavarësisht se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, Policia e Gjirokatrës nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare.
(F.GJ/FAXWEB.AL)