Mësohet se shtetasi Xhevahir Lushka,56- vjeç, me origjinë nga Mbrostari i Fierit e banim në Linzë të Tiranës është pronari i banesës në Durrës ku ditën e djeshme u gjet një arsenal armësh, drogë e materiale të tjera
Nga burimet e policisë bëhet me dije se personi është shpallur në kërkim dhe dyshohet se aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Policia shkencore ka marrë gjurmët tek armët, për të identifikuar edhe përdoruesit e tyre. Po ashtu ka dyshime se këto armë mund të jenë përdorur për disa vrasje, që kanë ndodhur në këtë zonë por edhe në qarkun e Durrësit, që ende kanë mbetur pa autorë.
Nuk dihet ende, nëse armët e sekuestruara janë lënë aty nga vetë pronari i banesën apo persona ende të paidentifikuar kanë përdorur këtë apartament për të humbur gjurmët e për tu larguar në kohën kur policia ka rënë në gjurmët e tyre. Policia jep pak detaje lidhur me ngjarjen.
Kujtojmë se ditën e djeshme policia e Durrësit në shtëpinë e të akuzuarit ka sekuestruar një snaiper, një automatik, pistoletë, sileciator, krehëra me fishekë, një sasi e vogel lëndë narkotike e dyshuar si marijuanë, fenelina, mjete dhe veshje policie si dhe një kapuçë. (E.V/Faxweb.al)