Personi i vrarë natën e kaluar gjatë përpleshjes me armë në një lokal në zonën e ish bllokut nuk është Rigers Gaxhaj. Burime bëjnë me dije se viktima, truproja e Ervis Martinajt ishte person i shpallur në kërkim dhe si i tillë, lëvizte me kartën e identitetit të të vëllait të tij.
Për këtë arsye, policia pas verifikimeve që ka bërë, doli në përfundimin se personi i vrarë nuk është Rigers Gaxhaj, por Fabiol Gaxhaj, person i shpallur në kërkim më herët për vrasjhe të mbetur në tentativë, e megjithatë duket se ai lëvizte i lirë në bllok dhe i armatosur.
Vrasja dhe plagosjet natën e kaluar në bllok, duket se kanë qenë pasojë e përplasjes mes dy grupeve kriminale, nga ku ka mbetur i plagosur Ervis Martinaj dhe Leart Hasa.
Policia ndërkohë thotë se ka identifikuar autorin e kësaj ngjarje, i cili rezulton që të jetë një ekspert armësh, mirëpo sipas bluve ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal.
Vetë Ervis Martinaj është një emër mjaft i njohur për policinë, pasi ai ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, siç ishte vrasja e ndodhur në 2015-tën në Nikël, apo në ngjarjen për Emiljano Shullazin.
(E.K/FAXWEB.AL)