Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin e tij parlamentar, ku është diskutuar dhe propozimi i tij për të djegur mandatet. Basha mësohet të jetë shprehur si më poshtë:
Ne jemi në borxh me qytetarët. Ata na dhanë besimin, ne duhet të jemi me ta.
Gjendja emergjente kombëtare. Ky është hap nga pozitat e dominimit të forces popullore
Na takon ne të udhëheqim shqiptarët.
Deri tani në grupin e PD ka folur Edmond Spaho, Flamur Noka,Ervin Salianji, Agron Shehu. Të katërt janë pro djegies së mandatave.
Në mbledhje mungojnë aleatët historikë të PD të cilët kanë marrë mandatet si deputetë të PD.
Dashamir Shehun dhe Nard Ndoka deklaruan se në parim janë dakord, por këtë presin që ta diskutojnë me Bashën në tryezën e aleatëve.
Ndërkohë që kreu i PR; Fatmir Mediu, i cili ndodhet në Prishtinë, nuk ka pranuar ta komentojë propozimin e Bashës për djegien e mandateve, duke vënë në dukje se për vendimin e Bashës nuk ishte njoftuar, e se ishte njohur vetëm përmes mediave.
(E.K/FAXWEB.AL)
Vijon…