Rreth një muaj pasi u dhunua nga persona të panjohur, është zbuluar fytyra e agresorit që dhunoi gazetarin Elvi Fundo më 8 mars, rreth orës 10:30. Ngjarja ndodhi në zonën e “Stacionit të Trenit” në Tiranë.
Nga fotot e publikuar sot nga “CityNews”, agresori shfaqet në shoqërinë e një tjetër personi, me të cilin largohet nga vendngjarja menjëherë pasi ushtron dhunë ndaj gazetarit.
Policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134 dhe shumën prej 5 milionë lekësh për çdo informacion lidhur me ngjarjen.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1545″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]