Vendimi i qeverisë Rama për të dhënë libra falas për nxënësit e klasave fillore ka përjashtuar fëmijët që shkojnë në shkollat private.
Ky ka qenë një shqetësim i ngritur në Fax News nga ana e Elez Merkajt, i cili ka regjistruar mbesën e tij në një shkollë jopublike.
Ai shprehet se librat për mbesën e tij bëjnë 4 mijë e 500 lekë (të reja), duke thënë se ky është një diskriminim, dhe jo domosdoshmërisht familjet që i çojnë fëmijët në privat kanë të ardhura më të larta.
‘’Mendoj se është një mosmarrëveshje mes qeverisë dhe shkollave publike, sa kohë që shteti thotë se librat do jepen falas, nuk e kuptoj se fëmija im duhet të përjashtohet. Nuk e kuptoj se pse kryeministri nuk e ka saktësuar që në 190 mijë fëmijët që përjashtohen nga sistemi të mos përfshihen ata që shkojnë në shkollat jopublike”, shprehet Merkaj.
Kliko videon: https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1165312340283790/
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post