02:52 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet heroinë në portin e Durrësit, arrestohet një person

10:12 | 24/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet heroinë në portin e Durrësit, arrestohet një person

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për trafikim të drogave të forta

Sekuestrohet lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Pas analizës së riskut, kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, duke përdorur edhe qenin antidrogë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në skaner mjetin tip Renault, me drejtues shtetasin N. K. dhe pas skanimit të mjetit, në brendësi të tij është dalluar një pako, e dyshuar se mund të kishte lëndë narkotike.

Menjëherë Policia Kufitare ka njoftuar grupin hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 pako, me peshë rreth 500 gr, me lëndë narkotike, e dyshuar heroinë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 35 vjeç, banues në Durrës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Pas

Plagosje, drogë dhe vjedhje. Arrestohen 4 persona (Emrat)

Para

Ishte shumë pranë Kepit të Rodonit, Rudina tregon panikun nga tërmeti: Toka m’u duk si dyshek uji (Video)

Para
Del video e 18-viteve më parë, Rudina mbulon fytyrën me duar: E tmerrshme

Ishte shumë pranë Kepit të Rodonit, Rudina tregon panikun nga tërmeti: Toka m'u duk si dyshek uji (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.