Nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur sot në mesditë në afërsi të Mamurrasit ku makina përplasi një kalimtare e si pasojë kjo e fundit gjeti vdekjen. Mësohet se vajza 23-vjeçare është është Davida Doda e cila ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit me targa 01-959 KF shtetasi G.S 30 vjeç që shkaktoi përplasjen fatale të 23-vjeçares është shoqëruar në Komisariatin e Policisë. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post