10:30 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet identiteti i vërtetë i pronarit të jahtit luksoz në Shëngjin, mister mbetet…

15:29 | 09/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet identiteti i vërtetë i pronarit të jahtit luksoz në Shëngjin, mister mbetet…

Në jahtin e gjetur pak ditë më parë 12 milje larg Shëngjinit, Policia Kufitare gjeti disa dokumenta që mbanin emrin e një shtetasi turk, Sevgin Javuz. Ajo hodhi dyshimet se ai mund të ishte pronari i mundshëm, por pa arritur t’a konfirmojë dot për shkak se në jaht nuk ndodhej askush.

Për turkun Sevgin Javuz, policia ka nisur kërkimet, në bashkëpunim me homologët e saj në Ankara si dhe me Interpol Tirana.

Top Channel, ka arritur të zbulojë se kush është pronari i jahtit të quajtur Atik Bey, i cili është ankorur në portin e Shëngjinit. Në kontak me kompaninë Tur Marine në Turqi, rezulton se jahtin e ka shitur vitin e shkuar tek një biznesmen turk.

Nga të dhënat e monitorimi të lundrimit të mjeteve, jahti Atik Bey, në datën 30 gusht ka qenë në Budva.

Po në këtë datë, në Budva të Malit të Zi, ka qenë edhe pronari i saj, Nedim Akyuz, i cili ka postuar një foto të tijën në Instagram.

Javën e fundit të gushtit, jahti ‘Atik Bey’, ka qenë duke lundruar në ujërat territoriale të Kroacisë, siç shihet në foton e destinacioneve të regjistruara nga Vessel Finder.

Në datën 24 gusht, Nedim Akyuz, ka hedhur një tjetër foto në Instagram duke lundruar në detin poshtë një ure në Kroaci, e cila quhet ura KRKA.

Një tjetër system monitorimi i cili regjistron lundrimet e mjeteve detare, tregon që në datën 3 korrik të këtij vitit, jahti Atik Bey, ka qenë në NAXO të Greqisë. Po në të njëjtin vend dhe në të njëjtën datë, pronari i saj Nedim Akyuz ka hedhur një tjetër foto në rrjetin social instagram.

Vitin e kaluar, kompania që ka shitur Jahtin e llojit kataraman, ka postuar një fotot të tijën, ku është përmendur edhe emrin e jahtit dhe të pronarit të saj.

Më pas, e njëjta kompani ka postuar një video në instagram ku shkruhet emri i jahtit dhe shihet dikush që luan golf mbi të. Sipas kërkimeve, ai rezulton të jetë Nedim Akyuz.

Ky i fundit, nga kërkimet rezulton se është biznesmen në fushën e tekstileve i cili e zhvillon aktivitetin e tij në Turqi.

Ajo çka ende mbetet mister është nëse ka qenë Sevgin Yavuz i cili drejtonte jahtin atë ditë, apo ka qenë dikush tjetër.

Etiketa: Nedim AkyuzSevgin Javuz
Pas

Deputeti gjerman insiston: Të hapen negociatat e BE me Shqipërinë

Para

Trafikonin klandestinët drejt vendeve të BE, arrestohen 2 persona dhe 1 në kërkim

Para
Godet me grushta 2 policët, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari

Trafikonin klandestinët drejt vendeve të BE, arrestohen 2 persona dhe 1 në kërkim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli bombardon perëndimin e Sirisë, ushtria izraelitë: Goditëm depo me raketa

AMP arreston dy punonjës policie, pezullon nga detyra një tjetër

Babë e bir të armatosur në Shijak! Mbanin në banesë kallashnikov dhe pistoletë

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

Përballje vendimtare/ Polakët zgjedhin të dielën, Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

EMRI/ Arrestohet i dënuari me 11 vite burg për vrasje, kush është 43-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Shijak

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë? Moska pritet të nisë delegacion

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.