05:01 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zbulohet juria shqiptare në Eurovizion, ja cilët janë artistët që do të japin vlerësimet

16:38 | 30/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nata finale e festivalit në RTSH/ Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” (Video)

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zhvillimi i festivalit më të madh të këngës në Europë, Eurovizion që do të mbahet në Telaviv të Izraelit, janë zbuluar edhe emrat e jurisë shqiptare që do të jap pikët për këngët konkuruese.

Jonida Maliqi më datën 16 maj pritet që të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e madhe të Eurovisionit me këngën “Ktheju Tokës”.

Kënga “Ktheju Tokës” renditet e 14-ta, në gjysmëfinalen e dytë të festivalit me të rëndësishëm ndërkombëtar muzikor.

Mirëpo pjesë e rëndësishme e këtij kompeticioni është padyshim dhe juria dhe ditën e sotme këngëtarja Anxhela Peristeri ka shuar kureshtjen se cila do të jetë juria shqiptare që do votojë këngët e Eurovizionit duke dhënë 50% të pikëve.

Ata janë 5 duke filluar me:

Anxhela Peristeri, këngëtare

Anxhela Peristeri është këngëtare dhe autore e njohur këngësh. Është fituese e edicionit të parë të spektaklit “Your Face Sounds Familiar”, fituese e vendit të dytë në “C’est la Vie” dhe fituese në Kënga Magjike 2017. Së fundmi ajo realizoi edhe një recital të sajin me titull: “Reflektim”, si një punë të mirë të karrierës së saj ndër vite.

Eranda Libohova, këngëtare

Eranda Libohova ka një karrierë të gjatë muzikore që ka filluar që nga festivalet për fëmijët. Sot Eranda numëron mbi 23 këngë të sajat dhe njihet për performancat live.

Dilan Reka, këngëtar

Dilan Reka është pjesëmarrës i disa kompeticioneve të rëndësishme të muzikës ku një ndër to ka qenë Festivali i RTSH-së në nëntor të 2018 me këngën “Karma”. Gjithashtu ai ka marrë pjesë edhe tek “X-Factor”. Një artist i ri gjithnjë e në ngjitje!

Image result for dilan reka

Gent Rushi, pedagog, muzikant

Është i njohur për lidhjen e tij me muzikën, duke qenë shpesh edhe drejtor artistik i evinimenteve të rëndësishme dhe me peshë të tilla si “Festivali i Jazz-it Ballkanik” në Tiranë. Gent Rushi ka një kontribut për lëvrimin e muzikës xhaz në Shqipëri.

Related image

Julka Gramo, këngëtare, prezantuese televizive

Dikur ishte një këngëtare mjaft e famshme dhe aktive në skenën muzikore shqiptare, por prej vitesh nuk angazhohet më. Tanimë është drejtore e përgjithshme e “Energy Radio Albania” dhe ka një rubrikë të sajën në emisionin “Pasditja ime” që transmetohet në RTSH.

Ajo që të bie në sy tek anëtarët e jurisë është padyshim figura e Dilan Rekës.

Le të shpresojmë që dhënia e një përgjegjësie kaq të madhe, për të vlerësuar këngët pjesëmarrëse në Eurovizion  ka qenë vendimi i duhur duke marrë parasysh faktin që ka edhe shumë artistë të tjerë shqiptarë me një eksperiencë disa vjeçare që ende nuk kanë qenë në një karrige të tillë!

 

Etiketa: Eurovizionzbulohen emrat e jurise shqiptare
Pas

LAJM I FUNDIT/ Vetëdorëzohet në polici i dyshuari i 3-të i vrasjes në Laç

Para

Kishte kthyer apartamentin në magazinë droge, prangoset shqiptari në Itali

Para
Kishte kthyer apartamentin në magazinë droge, prangoset shqiptari në Itali

Kishte kthyer apartamentin në magazinë droge, prangoset shqiptari në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.