Rreth një orë më parë, një transmetim të drejtpërdrejtë nga takimi me pensionistët, kryeministri Edi Rama e cilësoi si televizionin e tij.
“Mirëmëngjes! ERTV Live”, shkruante ai.
Mirëpo cilat emisione po përpiqet të konkurojë kryeministri? Bëhet fjalë për disa nga emisionet më të ndjekura në Shqipëri, “Studio e Hapur” e gazetares Eni Vasili, “Opinion” të Blendi Fevziut, si edhe “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, përderisa vetë Rama ka ironizuar duke shkruar “Studio e Hapur opinionesh të ekspozuara”.
Çuditërisht Rama nuk e ka përfshirë emisionin “Top Story” të Sokol Ballës. Mesiguri mendon se e ka tejkaluar me kohë. Ndërkohë ai nuk ka përmendur as emisionin “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga dhe as “Tonight Ilva Tare”. (D.D/Shuplaka)