Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të shpallet festë zyrtare data 21 Janar me kërkesë të 22 prej ligjvënësve, por që 5 prej tyre kanë refuzuar ta firmosin këtë projektligj.
Kërkesa e tyre ka të bëjë me datën historike të 21 Janarit 1920 kur nisën punimet për mbajtjen e Kongresit të Lushnjes, ndërsa punimet i zhvilloi nga data 28 deri më 31 janar 1920.
Projektligji ka kaluar në parlament dfhe pritet të futet në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”
Por çfarë është kjo datë dhe kjo ngjarje për shqiptarët dhe Shqipërinë?
Kongresi i Lushnjes i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.
Kongresi i Lushnjes kreu punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kasëm Fuga, nga 21 deri më 31 janar te vitit 1920. Në Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga reziku i coptimit të Shqipërisë.
Për këtë arsye, kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, e njëkohësisht zgjodhi imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin, si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris.
(F.GJ/FAXWEB.AL)