01:16 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Zbulohet kompania që ka fituar koncesionin për ndërtimin e terminalit të pasagjerëve në Tiranë

22:01 | 22/05/2017
në Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohet kompania që ka fituar koncesionin për ndërtimin e terminalit të pasagjerëve në Tiranë

Agjencia e Prokurimit Publik shpalli fitues bashkimin e kompanive SALILLARI” sh.p.k. & “HELLAS SERVIS” sh.p.k. & ANALYSIS COMPUTER & SERVIS SA & “Klodioda” për ndërtimin me koncesion partneritet publik-privat të Terminalit të Transportit Publik në Tiranë.

Periudha e koncesionit do të jetë prej 33 vjet dhe kompania Salillari ka paraqitur një tarifë koncesioni prej 2% dhe një zbritje në tarifat e terminalit, prej 50%.

Kompania fituese ka paraqitur në ofertën e saj një ndarje fitimi 5% dje dhe një periudhë ndërtimi të terminalit, prej 510 ditësh. Janë skualifikuar ofertuesit “Ali Hyko” sh.p.k. dhe bashkimi i operatorëve ekonomik BITUPAVE LLC & “ALBA-TRANS” sh.p.k. & ATELIER sh.p.k. & AGRI CONSTRUKSION sh.p.k. u skualifikia nga gara.

Terminali do të jetë i vendosur në një sipërfaqe 85,000 metra katrorë përgjatë Autostradës Tiranë-Durrës dhe vlera e investimit parashikohet 15,5 milionë euro.

Bashkia e Tiranës i ka ftuar Operatorët Ekonomikë në një procedurë ndërkombëtare tenderimi për Partneritetin Publik Privat, për hartimin e detajuar dhe zbatimin e ndërtimit të Terminalit të Ri dhe mirëmbajtjen, si dhe menaxhimin e mëvonshëm.

Bashkia e Tiranës sqaron se autoriteti kontraktor do të marrë parasysh vetëm ofertat e atyre tenderuesve apo konsorciumet e tenderuesve, të cilët kanë kaluar kufijtë minimalë, të përcaktuara në kriteret e kualifikimit.

Gjatë ndërtimit të terminalit, Bashkia e Tiranës bën me dije se ka si objektiv përmirësimin e lëvizshmërisë së përgjithshme, duke siguruar një terminal me kapacitet të plotë transporti, ku autobusët ndërqytetës do të shkarkojnë pasagjerë për në autobusë urbanë dhe taksi përgjatë korridorit kryesor të qytetit në pjesën veriore, perëndimore dhe jugore të vendit, duke zvogëluar kështu bllokimet e trafikut në qendër të qytetit, përmirësimin e ndotjes së ajrit dhe reduktimin e konsumit të karburantit për transport publik.

Autoriteti Kontraktor do të ofrojë një truall prej 85,000 metra katrorë, vendosur përgjatë korridorit kryesor që çon në veriperëndim, nga qyteti në drejtim të Durrësit, truall i cili do t’i kontraktohet në baza afatgjatë ofertuesit fitues për të ndërtuar, për të operuar dhe për të ruajtur terminalin për të mirën e operatorëve dhe udhëtarëve.

Në shkëmbim, të gjitha tarifat e vendqëndrimit të autobusëve, të ardhurat e qiradhënies me pakicë dhe tarifat e parkimit, do të arkëtohen nga kompania që do të fitojë garën për ndërtimin e terminalit.

/monitor/

 

Etiketa: koncensiontirane
Pas

Nishani i dekreton, ministrat e rinj betohen për detyrën e re

Para

Patozi i kundërvihet Ramës : “Ke shkelur etiken e veshjes së kuvendit”

Para
Patozi i kundërvihet Ramës : “Ke shkelur etiken e veshjes së kuvendit”

Patozi i kundërvihet Ramës : "Ke shkelur etiken e veshjes së kuvendit"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.