Hysen Dedja është emëruar në krye të pankinës shkodrane pasi trajneri i mëparshëm i Vllaznisë Mirsad Jonuzi dha dorëheqjen para disa ditësh. Thuhet se trajneri i Maqedonisë së Veriut që mori drejtimin e klubit në këtë sezon u largua për shkak të katër pagave të pamarra dhe kontrata kishte përfunduar më 31 maj.
Jonuzi e drejtoi Vllazninë në 27 ndeshje me kuqeblutë që grumbulluan 38 pikë duke ndarë vendin e gjashtë me Partizanin dhe gjendeshin në valle për të shpresuar Kupat e Europës.
Para se të fillonte sezoni, kishte një problem edhe me pagat e lojtarëve, të cilët munguan në stërvitje në shenje proteste. Gjithcka u duk se iu kthye normalitetit pasi skuadra luajti në Vlorë duke mposhtur 3-1 Flamurtarin me shpresën se gjërat do të ndreqeshin, por largimi i Mirsad Jonuzit tregoi të kundërtën. Por vetë trajneri ka sqaruar se vendimi u lidh me ankesat e lojtarëve, jo me pagën. Megjithatë nuk ka ende një reagim zyrtar nga klubi i Vllaznisë.(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post