Dekada e fundit, i ka shtuar jashtëzakonisht përfitimet te thuajse të gjitha sportet, sidomos te futbolli. Rrogat e lojtarëve, apo transferimet kanë arritur kulmin.
Ronaldo dhe Messi kanë bërë namin gjatë 10 viteve të fundit me paratë që kanë fituar nga rroga apo nga sponsor të ndryshëm, megjithatë, asnjëri prej tyre nuk mban vendin e parë.
Revista prestigjioze amerikane “Forbes” ka publikuar listën e sportistëve që kanë siguruar më shumë të ardhura nga viti 2010.
Floyd Mayweather sportisti më i pasur i dekadës së fundit. Boksieri amerikan ka derdhur në llogaritë e tij bankare plot 915 milionë dollarë.
Pas Mayweather, për pasuritë e tyre renditen 2 “yjet” e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo (800 mln Euro) dhe Lionel Messi (750 mln Euro).
Discussion about this post