Ekzaminimi i audio përgjimit të realizuar në të cilin supozohet se është regjistruar një bisedë mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, i dërguar nga autoritetet shqiptare në Itali, do të ekzaminohet në Institutin e Policisë Shkencore në Romës.
Sipas Tv Klan ky laborator vlerësohet nga ekspertët kriminalistë si një nga më të mirët për ekzaminimin e regjistrimeve audio dhe video. Këtë laborator e ka përzgjedhur ministria italiane e Drejtësisë të cilës iu dërgua me letër porosi nga Tirana.
Në Romë ka shkuar edhe një ekspert shqiptar i cili pritet të asistojë gjatë ekzaminimit të audios për të përcaktuar nëse persini me të cilin po flet Albert Veliu, i njohur si Dëshmitari X, është Agron Xhafaj. sipas të njëjtave burime përgjigjet pritet të mos vonojnë nga autoritet italiane.