Një ndër drejtuesit e protestës që u finalizua me thyerjen e ambasadave më 2 korrik 1990,Ilir Demalia, ka publikuar për herë të parë një letër të shkrimtarit Ismail Kadare, dërguar diktatorit Enver Hoxha.
Letra në fjalë daton më 2 prill të vitit 1980, në të cilën Kadare i rrëfen diktatorit dëshpërimin që provoi kur i mohuan udhëtimin në Francë për konsultat me regjizorin e filmit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
Ndërsa dyshonte se arsyeja e këtij mosbesimi të partisë ndaj tij ishte bërë motra e tij, Kadare i sqaron diktatorit se ai nuk ka lidhje më me motrën të cilën e kishte dëbuar nga shtëpia.
“Vitin e kaluar më thirrën në Komitetin e Partisë së Tiranës për të më njoftuar se motra ime flet keq politikisht dhe se është thirrur edhe në hetuesi për këtë gjë. Unë mbajta qëndrim menjëherë kundër saj, duke i thënë sekretarit të Partisë shokut XH. Gjoni se mire do të bënin që ta trembnin ashtu siç do të bëjë dhe unë me të. E thashë këtë me bindje se më revoltoi sjellja e saj dhe nga ana tjetër e njihja motrën time. Fatkeqe në jetë nga pamartesia, maniake depressive dhe me nerva të çekulibruara, prej saj mund të prisja çdo gjë. Fakti që siç më tregoi sekretari Partisë, midis atyre që shaheshin isha dhe unë, vëllai saj, bashkë me librat e mija, tregon esencën e saj. Megjithëatë edhe pse e tillë, unë mbajta qëndrim jashtzakonisht të ashpër me të. Njoftova gjithë fisin për ngjarjen dhe u ndalova qysh prej asaj dite të shkelte në shtëpinë time. Isha i bindur se asnjë lidhje nuk do të kishte kjo ngjarje me jetën time.
Para ca kohe, kur bëra një kërkesë për një shërbim jashtë shtetit për një mbledhje materialesh për një libër që po shkruaj, kërkesë e cila mu refuzua, pësëri nuk bëra ndonjë lidhje me ngjarjen e mësipërme, sepse edhe më pare më ka qëlluar mosaprovimi i ndonjë rruge apo heqja nga ndonjë delegacion. Ajo që më tronditi me të vërtetë ishte ngjarja e fundit që ndodhi me kineastët e huaj që po bëhen gati të xhirojnë filmin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, shkruante Kadare në letrën e tij.
Një letër mjaft tronditëse kjo e shkrimtarit të madh shqiptar, të kandiduar edhe për çmim NOBEL.
LETRA E PLOTË E ISMAIL KADARESË DREJTUAR ENVER HOXHËS
Megjithëatë edhe pse e tillë, unë mbajta qëndrim jashtzakonisht të ashpër me të. Njoftova gjithë fisin për ngjarjen dhe u ndalova qysh prej asaj dite të shkelte në shtëpinë time. Isha i bindur se asnjë lidhje nuk do të kishte kjo ngjarje me jetën time.
Shoku Enver,
Ju kërkoj shumë falje që po ju shkruaj këtë letër, me të cilën nuk do të doja t’ju shqetësoja kursesi, nëqoftëse nuk do të më detyronin rrethanat dhe një komlikim i krijuar kohët e fundit në jetën time.
Ashtu si shokë të tjerë shkrimtarë kam vite që punoj në frontin e letërsisë duke u përpjekur me të gjitha forcat të jap sa më shumë vepra që t’i shërbejnë parties dhe popullit. Në punën time kam mundur të realizoj vepra që janë pritur mirë e i kanë shërbyer kohës, ashtu siç kam kam shkruar e ndonjë herë edhe ndonje krijim botim i të cilit do të ishte i të cilit do të ishte një gjë shumë e keqe për mua e do ti krijonte telashe parties. Unë jam i ndërgjegjshëm për të gjitha këto, ashtu siç jam i ndërgjegjshëm për mirënjohjen time ndaj popullit e Partisë, sepse e kuptoj thellë se janë ata që më bënë shkrimtar e se është jeta e popullit dhe e Partisë që kanë qenë dhe janë burimi e materje e vetme për veprat e mija.
Ashtu si çdo krijues unë kam patur në punën time dhe jetën time gëzimet që jep puna krijuese, por kam patur gjithashtu edhe preokupimet e telashet që sjell ajo. Disa here e për disa vepra këto telashe kanë qenë të rënda, por unë kam bërë përpjekje me veten time për t’i kapërcyer ato duke patur besimgjithmonë se koha do ti sqarojë gjërat e do ti zhdukë keqkuptimet. Duke njohur mungesat e veprës sime, duke u përpjekur me të gjitha mundësite t’i ndreq e ti ribotoj librat jam përpjekur të përfitoj nga kritikat e drejta e dashamirëse. Por nga ana tjetër nuk do t’isha i sinqertë po të mos thoja se krahas kritikave konstruktive kam pranuar ndonjëherë dhe të kundërtën e tyre, një këmbëngulje të ashpër ndaj disa veprave. Njerëz te ndryshëm janë përpjekur të tregojnë se këto vepra janë të dëmshme dhe kur koha ka treguar të kundërtën ato kanë vazhduar në këmbënguljen e tyre duke kaluar nga akuzat kundër veprës në akuza kundër autorit, në mënyrë që në rrugë të ndryshme të arrinin të njëjtin rezultat. Kjo lidhje dyshimesh mbi autorin, përpjekjet për të bërë një ndarje midis veprës dhe shkrimtarit, dizinformimimet e ndryshme , ndonjë prej të cilave e kam mësuar rastësisht më kan shkaktuar disa here dëshpërim në shpirt. Shpesh here kam bërë pyetjen: kujt i shërben ky pasion për destruksion të veprave letrare, për hedhje baltë kundër tyre apo krijuesve të tyre. Në fund të fundit këto dëshmi artistike janë dëshmi e kohës dhe këto dëshmitarë n’emër të ç’ kohe e ç’të ardhme kritikojnë ti prishin ato, apo të vemë pikpyetje të gjithfarllojshme përpara tyre apo në emër të tyre.
Ju lutem të më falni, shoku Enver që u zgjata për këtë gjë. Jam kritikuar disa here me të drejtë, kam treguar se kam reflektuar mbi kritikat me ripunimin që u kam bërë librave të botuar, por më janë bërë disa here edhe kritika të rënda dhe të padrejta. Nuk besoj se ndonjë shkrimtar tjetër në Shqipëri është krahasuar me renegatin Gjillas apo tradhtarin Solzhenicin, siç jam krahasuar unë, dhe kjo jo në ndonjë bisedë të çfardoshme por në një mbledhje partie. Natyrisht unë se kam pranuar një kritikë të tillë, por as kam bërë ndonjë zhurmë për ti vënë gjërat në vend. Kam patur përherë bindje dhe besim se koha korigjon vetvetiu teprimet, se partia është e rreptë por e drejtë, se ajo s’mund të jetë kurrë e dashur me qëndrime të tilla dhe nuk kam qenë zhgënjyer aspak, sepse Partia ashtu si më ka kritikuar me rreptësi, me një dashuri po aq të madhe më ka dhënë prap dorën. Kjo më ka bërë që ti jap të drejtë vetes që nuk kam bërë alarme të panevojshme dhe të parakohëshme.
Përpara se të shkruaj këtë letër shoku Enver, u mendova gjatë nëse duhet apo jo t’ju shkruaj. Duke u përpjekur të vë në një raport të drejtë hallet personale të një njeriut me problemet e mëdha të vendit, ideja se mos po Ju drejtohem për diçka që nuk e përligj vetveten, më ka munduar mjaft. Dhe vetëm bindja se halli për të cilin po ju shkruaj nuk është një hall i parakohëshëm dhe se bën një komlikim serioz në jetën time, më shtyu që t’a bëj hapin.
Ka një vit që disa ngjarje të njëpasnjëshme e kanë shtrembëruar këtë komlikim. Ai nuk është i shkëputur nga ato që parashkrova në fillim të kësaj letre. Vitin e kaluar më thirrën në Komitetin e Partisë së Tiranës për të më njoftuar se motra ime flet keq politikisht dhe se është thirrur edhe në hetuesi për këtë gjë. Unë mbajta qëndrim menjëherë kundër saj, duke i thënë sekretarit të Partisë shokut XH. Gjoni se mire do të bënin që ta trembnin ashtu siç do të bëjë dhe unë me të. E thashë këtë me bindje se më revoltoi sjellja e saj dhe nga ana tjetër e njihja motrën time. Fatkeqe në jetë nga pamartesia, maniake depressive dhe me nerva të çekulibruara, prej saj mund të prisja çdo gjë. Fakti që siç më tregoi sekretari Partisë, midis atyre që shaheshin isha dhe unë, vëllai saj, bashkë me librat e mija, tregon esencën e saj. Megjithëatë edhe pse e tillë, unë mbajta qëndrim jashtzakonisht të ashpër me të. Njoftova gjithë fisin për ngjarjen dhe u ndalova qysh prej asaj dite të shkelte në shtëpinë time. Isha i bindur se asnjë lidhje nuk do të kishte kjo ngjarje me jetën time.
Para ca kohe, kur bëra një kërkesë për një shërbim jashtë shtetit për një mbledhje materialesh për një libër që po shkruaj, kërkesë e cila mu refuzua, pësëri nuk bëra ndonjë lidhje me ngjarjen e mësipërme, sepse edhe më pare më ka qëlluar mosaprovimi i ndonjë rruge apo heqja nga ndonjë delegacion. Ajo që më tronditi me të vërtetë ishte ngjarja e fundit që ndodhi me kineastët e huaj që po bëhen gati të xhirojnë filmin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Do të më falni që ta shpjegoj dhe këtë.
Kineastët francezë në muajin shkurt sollën skenarin me vete skenarin e filmit të shkruar prej tyre, për t’a diskutuar me autorin, në bazë të marveshjes. Ky diskutim nuk ishte në favorin tone sepse na jepte të gjitha mundësitë që të influenconim që filmi të bëhej sa më i favorshëm për luftën e popullit tone dhe për vëndin tone sot. Për mua janë të paharruara sugjerimet për këtë film që rasti i mire e solli t’i dëgjoja drejtë për drejtë prej Jush tetë vjet më pare dhe të cilat kanë shërbyer si kriter bazë për punën tone me kineastët e huaj.
Skenari i paraqituer prej tyre, krahas meritave të padiskutueshme, kishte edhe mungesa të ndjeshme të cilat ne do të përpiqeshim ti plotsonim. Për të pasur mundësi që skenari të studiohej me kujdes nga autori sëbashku me një grup pune, u kërkua prej të huajve shtyrja e diskutimit për disa javë. Ata e pranuan këtë gjë dhe u larguan në pritje të diskutimit të ardhshëm. Gjatë kësaj kohe skenari u studiua u bënë gati vërejtjet dhe sugjerimet, disa here në variante të ndryshme të cilat do t’u shpjegoheshin kineastëve prej autorit një për një, me skenarin dhe romanin përpara për ta bërë sa më të kuptueshëm e pranueshëm. Ishte fjala sidomos për xhirimet që lidheshin për xhirimet që lidheshin për paraqitjen sa më të mire të luftës nacional çlirimtare dhe të pozitës së Shqipërisë së sotme në botë dy nga motivet më të rëndësishme e delikate të këtij filmi, i cili mund t’ishte mjaft aktual për situatat e tanishme.
Kur gjithçka u bë gati, për habinë time të plotë u vendos që diskutimi të mos bëhej gojërisht, por vërejtjet dhe sugjerimet të dërgoheshin me një letër. Duke qenë se marrja vesh me korespondencë për një gjë kaq delikate, e sidomos kur ishte fjala për krijues që përfaqsojnë dy arte të ndryshme, është pothuajse e pamundur, nuk mund ta spjegoja ndryshe heqjen dorë nga diskutimi që ishte një gjë aq e favorshme për ne, veçse si diçka që kishte lidhje me vetë autorin. Meqenëse kineastët francezë porsa kishin ardhur për punën e të shkruarit në Shqipëri, dhe tani duhet të shkonte autori ai që shtyu afatin, atje, për fillimin e punës, ishte e qartë se praktikisht hiqej dorë nga mundësitë që na jepeshin për përmirsimin e skenarit, zëvëndësohej diskutimi i gjallë me një dërgim formal vërejtjesh, me një fjalë, pas tetë vjetë përpjekjesh, në momentin deçiziv abandonohej skenari, vetëm e vetëm se nuk ishte e detyrueshme që autori ta çonte ketë shërbim jashtë shtetit. Me këtë gjëndje të disfavorshme krejtsisht ka mbetur puna e filmit.
Nuk e fsheh se kjo gjë më shkaktoi një tronditje të thellë. Nuk e mendoja kurrë se do të vinte një ditë që unë mund të hyja në numurin e atyre njerëzve për të cilët mungon besimi për ti çuar jashtë. Besimi që unë e ndjeja se Partia kishte treguar ndaj meje në momentet e mija më të vështira, ka qenë një nga gëzimet më të mëdha të jetës sime. Disa here njerëz të ndryshëm në mënyra të tërthorta kanë bërë të nënkuptoj se ishte një iluzion ky besim që unë kujtoj se kihej ndaj meje, se e vërteta qe ndryshe dhe se ishin të tërë ata që gëzonin këtë besim. Unë për as një çast nuk e kam pranuar një gjë të tillë, dhe ishte hera e pare këto ditë që u dëshpërova se ndoshta diçka kishte ndryshuar, se këmbëngulja e destruktorëve ne lidhje me motrën time dhe desinformimet e ndryshme, diçka kishin arritur më në fund. Ajo që për mua ishte një nga gjërat më të shtrenjta, që më jepte krahë të punoja e të kapërceja vështirsite, që më jepte të drejtën brënda vetes ndërgjegjes sime që të ndjej veten shkrimtar të natyrshëm të socializmit dhe jo këngtar të jashtëm tij, lusite nujur, me sa duhej të prekej. Desha dhe dëshiroj akoma të mos i besoj kësaj, por fakti ishte tepër i pashpjegueshëm.
U përpoqa shoku Enver, të tregoj në një mënyrë te drejtë për drejtë , atë që ndoshta mund të duket e thjeshtë, por që ka shkaktuar një nga trazimet e mija më të mëdha. Ju lutem edhe njëherë të më falni për këtë letër që është tepër e gjatë për kohën tuaj të çmuar. Si komunist dhe si shkrimtar Ju drejtohem Juve sekretarit të Pare të Partisë dhe udhëheqësit të vendit pme mirënjohjen e madhe për atë çka keni bërë për vendin dhe për mua personalisht në momente të rëndësishme të jetës dhe krijimtarisë sime, për të gjetur dhe njëherë ndihmën tuaj aq të nevojshme.
Jeta dhe vepra ime kan qenë e do të jenë të lidhura pazgjidhshmërisht me kohën tone, me popullin e Partinë, ky angazhim e kjo lidhje do të jenë përherë të plota e pa rezerva. Arsyeja që Ju shkrova këtë letër nuk është vetëm zgjidhja e problemit të filmit që do ta dëshiroja si autor e në radhë të pare si qytetar, por mundësia për të fituar klimën e mire të penës, mundësinë për angazhimin tim të plotë krejt jetës sime e forcave të mija me punën letrare
Jam duke punuar me intesitet për pjesën e trete të një triologjie (mesi së cilës është Dimri i madh) për rrugën epike 35 vjeçare të Partisë sonë dhe dëshiroj të jap të gjitha energjitë dhe mundësitë e mija për kryerjen me sukses të kësaj vepre, me punën krijuese në përgjithsi, qëllimi i vetëm i pandryshueshëm i jetës sime.
Duke ju kërkuar dhe njëherë falje për shqetsimin
Me respekt të thellë
Ismail Kadare
Tiranë 2 prill 1980 (D.D/Shuplaka)